“Kemi gati një 30-she…”, mesazhi që coi në pranga 7 biznesmenët e...

“Kemi gati një 30-she…”, mesazhi që coi në pranga 7 biznesmenët e drogës në Durrës

101
0
Shares
Foto Ilustruese

Një mesazh nga njëri prej personave që mbikqyrte vilën në zonën e kënetës për tek Ajet Sulaj që ishte koordinatori i trafikut ka cuar policinë që po përgjonte drejt në vilën e drogës.

“Kemi 30 pako gati”. Ky është mesazhi që ka shkuar në telefonin e Sulaj por ndërkohë edhe në pajisjet përgjuese të policisë.

Disa nga të arrestuarit kishin biznese në Tiranë dhe një lokal të njohur në bllok. Njëri prej tyre është vëllai i një prej biznesmenëve më të njohur në kryeqytet, pronar kazinoje dhe i afërt në lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Skema e trafikut

Rregjistrimi i procedimit penal eshte bere pasi nga informacionet nga rezultonte se disa shtetas shqiptar ne bashkepunim me njeri tjetrin ne formen e grupit te strukturuar kriminal gjatë muajve qershor-korrik 2015, e në vazhdim, grumbullojnë sasi të mëdha lënde narkotike, kryesisht të llojit canabis sattiva, e cila magazinohej në qytetin e Shkodrës, në objektin e shtetasit Bejto Kotaj per qellime te trafikimit jashte vendit.

Nga veprimet proceduriale hetimore ka rezultuar se:

Personi nen hetim Qerim Xeka mblidhte lende narkotike kanabis te paperpunuar ne fshatrat e Krujes ndersa Bejto Kotaj siguronte lende narkotike kanabis ne zonen e Shkodres.

Personi nen hetim Ajet Sulaj siguronte lenden narkotike ne tre drejtime se pari ne zonen e jugut nga persona akoma te paidentifikuar, ne zonen e Krujes te personi i dyshuar Qerim Xeka, ne zonen e Shkodres te personi i dyshuar Bejto Kotaj.

Ne gjetjen dhe transportimin e lendes narkotike Qerimi ndihmoje nga djali i tij i quajtur Lutfi Xeka dhe Bejto Kotaj.

Pasi sigurohej lenda narkotike kanabis, personi nen hetim Ajet Sulaj, organizonte transportin e lendes narkotike nepermjet personave nen hetim Naim (alias Festim) Xhelilaj, dhe Pajtim Bracaj
.

Lenda narkotike transportohej me automjetin tip pasat
Passat, ngjyre e zeze me targe AA xxx JN. Transportimi i lendes narkotike behej duke u shoqeruar ne distance nga nje automjet tjeter nga Pajtim Bracaj ose Ajet Sulaj.

Transporti, magazinimi dhe ruajtja

Lenda narkotike dergohej ne nje shtepi (vile) dy kate e ndodhur ne afersi te Porto Romano ne Durres. Ne kete shtepi lenda narkotike vendosej ne ambiente te ndryshme dhe perpunohej per tu paketuar.

Nga te dhenat e hetimit rezulton se automjeti tip Passat, ngjyre e zeze me targe AA xxx JN ka derguar me shume se 4 ose pese here lende narkotike ne kete shtepi.

Shtepia ku grumbullohej lenda narkotike mbahej ne mbikqyrje nga personat e dyshuar Valter Pashollari dhe Euglen Pashollari, te cilet merreshin edhe me paketin e lendes narkotike
.

Kontaket me mbikqyresit e shtepise ku grumbullohej lenda narkotike mbaheshin nga personi nen hetim Ajet Sulaj
.

Ne date 15 tetor nga ana e personit qe mbante ne mbikqyrje vilen eshte derguar mesazh se ishin gati 30 pako te perpunuara
te cilat mund te largoheshin nga vila.

Nga ana e policise gjyqesore e cila mbante ne vezhgim shtepine ku ndodhej lenda narkotike eshte nderhyre ne date 16 tetor.

Rreth ores 20:00, eshte ushtruar kontroll ne gjendjen e flagrances ne banesen e shtetaseve Hyqmet Pashollari dhe Valter Pashollari. Nga kontrolli i ushtruar ne katin e dyte te baneses u gjenden dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 668 kg e 337gr, nje peshore elektronike, nje paisje vakumi qe sherben per presimin e lendes narkotike si dhe nje sasi qesesh vakumi prej plasmasi dhe nje rrote ngjites trasparent qe sherben per paketimin e lendes narkotike.

Pas gjetjes se lendes se dyshuar si narkotike eshte bere edhe arrestimi ne flagrance i shtetasve si me poshte:

Iqmet Pashollari I datelindjes 1954,

Festim (Naim) Xhelilaj, i datëlindjes 1976,

Lutfi Xeka, i datëlindjes 1990

Qerim Xeka, i datëlindjes 1968

Pajtim Braçaj, i datëlinjdes 1963,

Ajet (Alket) Sulaj, i datëlindjes 1975

Bejto Kotaj, i datëlindjes 1963,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY