Ish-shefi i dosjeve: Emri i Stefanit është shtuar në fletë

Ish-shefi i dosjeve: Emri i Stefanit është shtuar në fletë

63
0
Shares

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, njohës i dosjeve të Sigurimit dhe autor i botimeve mbi Shërbimin Sekret komenton rastin “Stefani” pas përhapjes në portale online të një dokumenti ku shfaqet emri i tij në një material gjyqësor të diktaturës.

“Kjo fletë nuk ka lidhje me Sigurimin. Kjo është dosja hetimore – gjyqësore nr.10859. Fleta në fjalë është plani i masave i gjyqtarit Sybi Sulçe. Ndihmëse të tij kanë qenë dy gjyqtare, emrat e të cilave dihen tashmë. Ky fakt është thënë edhe nga Bedri Blloshmi në librat e tij, natyrisht pa emrin që rezulton i shtuar mbi emrin e Sybi Sulçes. Për kuriozitet merrni librat e Bedriut apo shkrimet e mëparshme të tij – thotë z.Dervishi.

Ai e njeh mirë gjyqin në fjalë dhe është i sigurtë që emri i Stefanit në atë fletë është i shtuar.

“Unë nuk marr përsipër të flas për Stefanin e jetën e tij, se natyrisht unë di gjërat e mia, por e them me siguri se emri i tij në atë fletë është i shtuar. Mund të ballafaqohet me origjinalin e fletës si dhe me mikrofilmin i cili nuk lëviz. Nëse do të kishte pasur emrin Andrea në atë fletë, natyrisht do të ishte fakt që do ta kisha ditur. Gjithsesi, ka edhe një mënyrë tjetër verifikuese, për të cilën nuk po zgjatem” – thotë Dervishi

Debati nisi pas një emisioni televiziv ku Stefani dhe Preç Zogaj replikuan ashpër dhe Zogajt iu përmend bashkëpunimi i tij me Sigurimin e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY