Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI/ Rritet numri i fëmijëve shqiptarë të trafikuar për qëllime seksuale

19/10/2015
ALARMI/ Rritet numri i fëmijëve shqiptarë të trafikuar për qëllime seksuale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare që e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri japin të dhëna shqetësuese për trafikimin e të miturve. Sipas “Save the Children” Shqipëria është vend origjine për trafikimin e fëmijëve dhe duke iu referuar statistikave te Ministrisë së Brendshme mësohet se vetëm për vitin 2013 janë riatdhesuar 94 fëmijë të trafikuar.
Pas raportit që u publikua ne Britani për viktimat e trafikimit ku të miturit shqiptarë zinin vendin e dytë edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri  “Save the Children” e UNICEF  japin të dhëna alarmante për nivelin e këtij trafiku.
Raporti i “Save the Children” evidenton se pavarësisht se qeveria po bën përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, vendi ende nuk përmbush standardet minimale  për të frenuar këtë fenomen. Strategjia e kundër trafikimit 2014 – 2017 parashikon përmirësime në këtë aspekt dhe e vendos  Shqipërinë në listën e vendeve në vëzhgim.
Shqipëria është ende një vend origjine për trafikimin e të mitur që nga 2007; si për qëllime seksuale ashtu edhe për shfrytëzim për punë të detyruar.
Por cilët janë vendet potenciale ku trafikohen të miturit shqiptarë?
“Për qëllime seksuale të miturit trafikohen gjerësisht në Europë.  Duke përshirë Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Maqedoninë, Kosovën, Belgjikën, Norvergjinë, Gjermaninë, Zvicrën, Irlandën dhe Britaninë”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 2013  raportohet për 94 të mitur  nga Shqipëria të riatdhesuar, 27 prej të cilëve janë strehuar në qendrat rezidenciale ndërsa 67 marrin mbështetjet nga organizata jo qeveritare.
Por përveç trafikut për qëllime seksuale, “Save the Children” thotë se trafikimi për shfrytëzimin e  të miturve  për punë mbetet në nivele shqetësuese ku më të rrezikuar janë fëmijët romë. Trafikimi bëhet në vendet fqinje si Greqia dhe Italia.
Nisur nga këto të dhëna “Save the Children” dhe UNICEF rekomandojnë institucioneve të ndërmarrin hapat e duhura për të ofruar mbrojtjen e duhur të të miturve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.