E RRALLE/Kreshnik Berisha, banditi që shkruan në kompjuter krimet e veta

E RRALLE/Kreshnik Berisha, banditi që shkruan në kompjuter krimet e veta

86
0
Shares

Kreshnik Berisha sapo është arrestuar për plagosjen dhe më pas grabitjen e kambistit nga qyteti i Fierit pa i lënë kohë vetes të shijojë për pak ditë lirinë që e fitoi në dhejtorin e vitit që shkoi.

Përpara burgut që do bëjë Kreshniku tani ka një skedë të lakmueshme për cdo bandit në Shqipëri. Berisha u dënua në vitin 2005 me 15 vite heqje lirie për të njëjtën vepër penale, grabitje me armë të kambistit. 34 vjeçari nga fshati Mëzez i Tiranës u lirua me kusht në dhjetor të vitit 2014, pasi kishte kryer vetëm 10 vite të dënimit.

Kreshnik Berisha ka qenë pjesë e ish bandës së Niklës, një grup me shumë të vrarë mes tyre. Ndërkohë ata që kanë mbetë gjallë kanë qënë ose ende janë në burg. Të 7 anëtarët e saj janë dënuar në total me 86 vite heqje lirie për 7 grabitje me armë, vrasje të mbetur në tentativë por edhe pengmarrje.

Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria në atë kohë, shtate te arrestuarit nisën aktivitetin tyre kriminal ne vitin 1998 ku pre e sulmeve të mëparshme të bandës kanë qenë dhe tre kambistë të tjerë.

Krimet e bandës u zbuluan në kompjuterin Kreshnik Berishës, i cili kishte hedhur në një dokument të gjitha ngjarjet përfshirë dhe emrat e anëtarëve të tjerë të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY