26 vjeçarja britanike gjen veshkë në facebook

26 vjeçarja britanike gjen veshkë në facebook

60
0
Shares

“Kam nevojë për një veshkë”. Ky ishte statusi që një 26 vjeçarja nga Britania ka hedhur në faqen e saj në facebook, është e pa besueshme, por ka patur një solidarizim të madh ku i kanë ofruar ndihmën e tyre dy persona.

Kështu një postim i thjeshtë në “Facebook”, të shpëton jetën. Një grua ka lexuar apelin ‘online’ të 26-vjeçares britanike Stacey Hewitt dhe ka vendosur t’i dhurojë organin jetësor. Ndërhyrja është bërë më sukses në “Freeman Hospital” të Njukasëllit, në veri të Britanisë së Madhe. Stacey Hewitt, nga Redcar, Angli, ishte prekur nga një patologji kronike e veshkave. Asnjë nga familja e saj nuk ishte i përshtatshëm për një dhurim të mundshëm dhe vajza rrezikonte të vdiste. Për këtë, i ati, Darren, ka vendosur t’i drejtohet rrjeteve sociale për të kërkuar ndihmë. Një tjetër grua, Louise Drewery, nënë e dy fëmijëve, pasi ka lexuar apelin ‘online’, u tregua menjëherë e gatshme për ndërhyrjen. Bëhet fjalë për rastin e parë të një dhurimi të ndodhur përmes përdorimit të rrjeteve sociale. Një gjest solidariteti mes të panjohurish që ka shpëtuar një jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY