Basha dënon vendimin e Këshillit për Mark Frrokun

Basha dënon vendimin e Këshillit për Mark Frrokun

56
0
Shares

Ne foto Froku dhe deputete te PD ne Keshillin e Mandateve sot

Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës.

Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta cojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, thuhet në një deklaratë të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY