Lufta ndaj informalitetit rrit numrin e familjeve të varfra

Lufta ndaj informalitetit rrit numrin e familjeve të varfra

58
0
Shares

Lufta ndaj informalitetit e ka rritur numrin e familjeve të varfra në Shqipëri.

Në një takim të zhvilluar në fakultetin ekonomik nga Avokati i Popullit, ekonomisti Zef Preçi tha se ‘aksioni kundër informalitetit ka goditur më shumë shtresat e varfra, duke ulur fuqinë blerëse’. Sipas tij, formalizimi i ekonomisë duhet shoqëruar me politika sociale.

Shqetësimi është se varfëria nuk është vetëm problem i zonave malore. Edhe në qytetet e zonat urbane, janë shtuar familjet në varfëri ekstreme.

Minimumi jetik është e domosdoshme të ketë një vlerë, pasi vetëm kështu mund të ketë një kompensim real dhe një ndihmë ndaj familjeve të varfra.

Sipas vlerësimeve ndërkombëtare minimumi jetik është 1.9 dollarë në ditë për person. Bazuar në këtë vlerë, Banka Botërore thekson në raportet e saj se janë gati 31 mijë veta në skamje ekstreme. Masat e fundit të luftës kundër informalitetit duket se e kanë dobësuar edhe më tej fuqinë blerëse, duke rrezikuar që edhe mijëra të tjerë të zhyten në varfëri ekstreme.

.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY