AKUZAT E KLSH/ Prokuroria nis hetimet për ish-administratorin e OSSHE Arben Seferi

AKUZAT E KLSH/ Prokuroria nis hetimet për ish-administratorin e OSSHE Arben Seferi

831
0
Shares

Prokuroria e Tiranës, nis hetimet ndaj ish-administratorit të Operatorit te Sistemit të Shpërndarjes Energjisë Arben Seferi dhe dy ish-vartësve të tij, Enea Zafiri dhe Julian Zanaj.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se ka regjistruar procedimin penal për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndaj tre ish-zyrtarëve të OSSHE-së, duke i kaluar dosjen për hetime të mëtejshme prokurores Ida Ahmetalli.
Sipas prokurorisë, në raportin e detajuar të dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit thuhet se ish-administratori i OSSHE-se Arben Seferi, ish-drejtori i shitjes dhe i shërbimeve mbështetëse vetëm gjatë vitit 2014 i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 24.5 milionë euro. Ky dëm, sipas audituesve të KLSH-së është shkaktuar në tre rastet e specifikuara me detaje.
Në rastin e parë, thonë inspektorët e KLSH-së janë konstatuar procedura fiktive të kryer nga tre të dyshuarit, duke ulur në mënyrë artificial humbjet teknike, veprim i cili është kryer me fatura të dyshimta, si mbi faturime, keq faturime, faturime të abonentëve pa adresë e që nuk kanë arkëtuar asnjëherë, të cilat janë të mbyllura apo edhe nuk ekzistojnë. Si pasoj e këtyre veprimeve, audituesit thonë se është krijuar një dëm ekonomik shoqërisë dhe buxhetit të shtetit me vlerë rreth 11.1 milionë euro.
Në rastin e dytë, në kallëzim thuhet se zyrtarët e OSSHE-së me ndihmën edhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë blerje të energjisë me çmime më të larta se ato të tregut. Kështu, në kallëzim audituesit kanë renditur se ofertat për blerjen e energjisë janë hapur brenda një dite dhe 4 orë pas hapjes së ofertës janë shpall fituesit në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e prokurimeve. Në dosjen thuhet se vetëm për periudhën janar-korrik 2014 ish-drejtuesit e OSSHE-se tashmë të kallëzuar me blerjet e energjisë me çmimin më të lartë se ai që ishte në treg i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 9.8 milionë euro.
Në rastin e tretë, thuhet se inspektorët e KLSH-së kanë verifikuar të gjitha procedurat e tenderave të zhvilluara nga OSSHE-ja gjatë vitit 2014. Ku vetëm për 4 tenderat e parë të fillim vitit, për blerjen e materialeve elektrike emergjente për OSSHE-në, të dyshuarit kanë kryer shkelje të rënda proceduriale dhe të ligjit për prokurime publike duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 3.8 milionë euro. Duke mos mjaftuar vetëm kjo, audituesit thonë se në tetor – nëntor të 2014 ish-administratori i OSSHE-se pa tender ka vendosur shtimin e kontratave në të katër raste, për blerje transformatorësh, vaj të tyre pajisje të tjera të cilat nuk ishin për raste emergjente pasi magazinat e OSSHE-së i dispononin 80 % të atyre që janë tenderuar për blerje.
Për të gjitha këto veprime, tashmë prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që me sekuestrimin e provave shkresore të nis marrja në pyetje e personave të kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Ish-drejtori shqiptar i CEZ, Arben Seferi, akuzë nga KLSH për 32 milionë dollarë
/web/Ish_drejtori_shqiptar_i_CEZ_Arben_Seferi_akuze_nga_KLSH_per_32_milione_dollare_7637_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY