Kosova kalon pengesën e parë drejt anëtarësimit në UNESCO-s
Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, Kosova ka marrë 27 vota pro, 14 kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.
Ky votim nuk është i formës së prerë, ndërsa pritet që vendimin përfundimtar ta marrë Këshilli i Përgjithshëm.
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas votimit në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv në UNESCO ka shkruar se vetëm 25% të votave ishin kundër Kosovës. Thaçi ka shtuar se 27 shtete votuan pro, 14 kundër dhe 14 abstenuan.
Ende nuk është publikuar se cilat shtete votuan pro dhe kundër Kosovës.
Bordi Ekzekutiv vetëm sa e ka votuar propozimin e Gjermanisë, Shqipërisë dhe Britanisë për ta futur Kosovën në agjendën e votimit në UNESCO.
Edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, menjëherë pasi ka kaluar votimi pro anëtarësimit të Kosovë në UNESCO nga bordi ekzekutiv i saj, ka falënderuar shtetet të cilat sipas tij u angazhuan maksimalisht për këtë arritje të vendit.
“Falënderoj në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Shqipërinë, për angazhimin maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e UNESCO-s”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/