Basha kërkon monitorim të Shqipërisë nga PPE

Basha kërkon monitorim të Shqipërisë nga PPE

51
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar një grup monitorimi nga partitë popullore europiane për të shikuar situatën e rëndë në Shqipëri. Kreu i opozitës shqiptare mbajti një fjalë në kongresin e të djathtëve të Europës ku ka deklaruar se vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, korrupsioni po minon demokracinë në Shqipëri, ndërsa njerëzit po futen në burg njësoj si në kohën e komunizmit.

PD është bërë anëtare me të drejta të plotë në PPE këtë vit duke pasë kështu të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet në forumet e organizimit më të madh politik në Europë.

Ne kongresin e PPE që po mbahet në Madrid marrin pjesë disa kryeministra të Europës mes të cilëve edhe kancelaria Merkel si dhe politikanë të rëndësishëm europianë që drejtojnë parti opozitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY