Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

De Biasi zbulon refuzimin e ofertave joshëse me miliona euro

22/10/2015
De Biasi zbulon refuzimin e ofertave joshëse me miliona euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditët post-kualifikim në Europian kanë ndezur një duel të heshtur mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit të përfaqësueses Gianni de Biasi në lidhje me rikonfirmimin e tij për të vazhduar në krye të pankinës kuqezi.
Por është vetë trajneri italian i cili hedh dritë mbi prapaskenat e kësaj tymnaje kontraktuale apo ndarjes së meritave mes tij dhe institucionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Albania Radio, në emisionin “Sokol Balla Live”.
“Nuk kam pasur kurrë asnjë problem me zotin Duka në këto thuajse 4 vite që bashkëpunojmë. Jam shumë i kënaqur, në radhë të parë për të, pasi e di se sa e ka kërkuar këtë kualifikim. Si tifozi i parë i përfaqësueses mendoj që edhe sot është i pari që gëzon. Ky është një gëzim i madh që fillon nga ai, pasi ai më zgjodhi mua dhe të gjitha strategjitë rreth kësaj lidhen me emrin e tij”, tha De Biasi.
E megjithatë, ofertat për trajnerin De Biasi gjithmonë kanë qarkulluar nën zë, por këtë herë, vetë ai vendos të bëjë publike dy të fundit…
“Po, unë kam pasur oferta dhe po ju them një prej tyre: ka qenë Olimpiakosi i Pireut, një ofertë që më ka ardhur shtatorin e shkuar. Unë iu përgjigja negativisht, pasi doja t’i çoja përpara këta djem deri në fund të kësaj aventure europiane. Më pas, mund të them se kam pasur edhe të tjera oferta nga federata shumë më të pasura se ajo e Shqipërisë. Këtë dimër i kam treguar presidentit një mesazh me një ofertë për 1.5 milionë euro në vit, për një kontratë 2-vjeçare, pra, refuzova 3 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mos e marrë fare në konsideratë ofertën”.
Sa i përket diskutimit të fundit, ku një prej anëtarëve të komitetit të FSHF-së, në një nga deklaratë publike, ka theksuar faktin se De Biasi u bë i njohur prej Shqipërisë, italiani nuk e ka kapërdirë dot, duke nxituar menjëherë të bëjë një reagim.
“Dikush mendon se unë jam i mbivlerësuar dhe se më bëri të madh Shqipëria, ndërsa më parë kur drejtoja Torinon, çova në Serinë A Modenën, apo kur stërvisja Roberto Baxhon, isha një hiç”, thotë tekniku italian i përfaqësueses sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.