FOTO/ SMS për nënën “Ja kush e vrau vëllain e ‘monstrës së...

FOTO/ SMS për nënën “Ja kush e vrau vëllain e ‘monstrës së Peshkopisë’”

238
0
Shares

Majtas (lart), Shpetim Ziza. Majtas (poshte) prinderit e Shpetim dhe Simir Zizas. Djathtas (viktima) Saimir Ziza

“Ja kush janë emrat e vrasësve të Mirit”.
Është ky mesazh telefonik i mbërritur në numrin e Melita Zizës, nënës së viktimës Saimir Ziza i vrarë më 20 qershor të vitit të kaluar në pragun e shtëpisë në kryeqytet. Melita tregon për gazetën “Shekulli” një pjesë të atij mesazhi, i cili ka mbërritur nga një i burgosur me emrin P., nga burgu i Peqinit mbrëmjen e 2 tetorit 2015.
Saimir Ziza ishte vëllai i Shpëtim Zizës, i njohur si “Monstra” i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen në 2007 në Peshkopi të 10-vjeçarit Bekim Çenga.
Në mesazhin telefonik, i burgosuri jep emrat dhe vendet se ku qëndrojnë autorët e krimit, ndërsa Melita tregon orvatjet e saj në polici dhe në prokurori për të provuar vërtetësinë e mesazhit.
“Unë jam e bindur se shteti e di se kush janë vrasësit e tim biri, por ata janë shumë të fuqishëm edhe për vetë shtetin”, shprehet e moshuara.

SMS-ja e dërguar nga burgu

shekulliJa një pjesë e përmbajtjes së mesazhit origjinal të dërguar nga burgu i Peqint nga një i dënuar me emrin P., në datën 2 tetor 2015, ora 00:23 në numrin e Melita zizës, nënës së Saimir dhe Shpëtim Zizës.
“Dëgjo o Melita, në qoftë se ta kanë vrarë Mirin (Saimir Zizën) vërtetë ta kanë vrarë vëllezërit e A. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe unë i njoh nga afër. Merren me drogë dhe prostitucion. Mua kanë dy vjet që s’po më lënë të burgosur pa paguar, vetëm e vetëm që të më vrasin. Njërin këtu e paguan, ai s’u bëri punën atyre dhe e vranë kur doli me leje” thuhet në mesazhin me numër 069….

Biseda me të burgosurin

melita zizaPara këtij mesazhi Melita Ziza thotë se ka bërë një bisedë telefonike me dikë që thoshte se ishte i burgosur në burgun e Peqinit, i cili pretendonte se i dinte se kush janë vrasësit e Saimir Zizës, duke thënë se, është 300 për qind i sigurt për autorët e krimit.
“Në datën 2 tetor të këtij muaji më merr dikush në telefon rreth orës 23:00 dhe më thotë që jam P. Unë i them, ‘Po për çfarë më merr mua në telefon, kur ti e di që unë jam me 2 jetimë në shtëpi se, njërin djalë ma vranë dhe tjetrin e kam me burgim të përjetshëm’, dhe unë ia mbylla telefonin atij.
Më vonë, pasi ia ndërpreva telefonatën, P. më dërgon një mesazh në telefonin tim, por unë nuk di që t’i lexoj mesazhet. Të nesërmen në mëngjes thërras vajzën dhe i kërkoj që të më lexojë mesazhin, ndërsa ajo më thotë, ‘Mami shko te Drejtoria e Policisë sa më shpejt të jetë e mundur’.
Pasi më dërgon mesazhin i burgosuri P., unë të nesërmen e marr në telefon dhe i them se, ‘A janë të vërteta këto që më ke shkuar në mesazh?’. Ai më thotë, ‘Jam i sigurt mbi 300 për qind’.
Vetëm 3 ditë më parë kam takuar një prokuror që quhet M. P., dhe i thashë se, një i burgosur nga burgu i Peqinit më ka dërguar një mesazh me emrat e personave që kanë vrarë djalin tim Saimir Zizën. Ai më dërgoi te Drejtoria e Policisë për të takuar shefin e Krimeve të Rënda, I. D., por me sa duket kalvari i vuajtjeve të mia nuk paska fund, pasi edhe shefi i krimeve nuk kërkon që ta çojë çështjen deri në fund. Djalin ma ekzekutuan pranë shtëpisë pa asnjë faj, i cili më ka lënë mua 2 jetimë të traumatizuar. Pra unë nuk e dua më jetën, sepse familja Çenga ma shkatërroi shtëpinë time dhe unë po e them publikisht se, pa u hakmarrë ndaj tyre, unë nuk kam për të vdekur. Prandaj mbeta dyerve të Policisë dhe Prokurorisë për të kërkuar të drejtën time, por, me sa po shoh, askush nuk do drejtësi në këtë vend dhe unë do të detyrohem ta vendos vetë”, thotë gruaja e moshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY