VIDEO/ Si ruhej vila e drogës në Durrës

VIDEO/ Si ruhej vila e drogës në Durrës

57
0
Shares

Vila dykatëshe e drogës në Durrës ndodhej mes banesave dhe bizneseve private. Por asnjë prej fqinjëve nuk u kishte bërë përshtypje hyrja e dalja e njerëzve që organizonin rrjetin e drogës.
Dyert e grilat e viles dykatëshe, në  Ish-Kënetën e Durrësit, brenda së cilës u gjetën 700 kg kanabis sativa, janë të mbyllura.
Pesë ditë nga operacioni policor “Koordinatori”, i cili çoi në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve biznesmen të njohur, godina mbetet objekt i hetimit. Të vetmit që mund të futen brenda saj janë prokurorë e hetues të çështjes.
Për të gjetur drogën, ishte detyrë e Alket Sulajt dhe Festim Xhelilajt, ky i fundit me biznese dhe jashtë kufijve. Ata kishin investuar në kultivimin e saj. Kurse për t’u kujdesur ishte përgjegjësi e Lutfi e Qerim Xekës. Aktualisht të katërt të arrestuar.
Vila dykatëshe në pronësi të familjes Pashollari me origjinë nga Korça, shërbente si vendgrumbullimi, përpunimi e paketimi i kanabis sativas. Ajo ndodhet e rrethuar nga banesa dhe biznese.
Askush prej fqinjëve nuk ka dyshuar që kjo godinë banimi të shfrytëzohej për qëllime kriminale.
Për ta survejuar banesën ishin angazhuar dy vëllezërit në kërkim Valter e Eugen Pashollari, të cilët si detyrë kishin edhe paketimin e kanabisit, së bashku me Iqmet Pashollarin.
Me financimin e kanabisit merreshin tre biznesmenët me firma dhe prona në Tiranë, Shkodër e Fier;  Pajtim Braçaj,  Alket Sulaj dhe  Bejto Kotaj. Ata përveçse transportonin lëndën narkotike drejt pikës së grumbullimit, organizonin shpërndarjen e saj në tregun vendas dhe në atë ndërkombëtar.

(ABC News)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY