Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TAKIM EMERGJENT/ BE diskuton me vendet e Ballkanit për azilantët

24/10/2015
TAKIM EMERGJENT/ BE diskuton me vendet e Ballkanit për azilantët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe disa shtete të Bashkimit Europian, do të mblidhen në një takim emergjent në Bruksel ditën e diel.

Duket se çështja kryesore e diskutimit ka të bëjë me azilkërkuesit nga Ballkani. Numri më i madh i azilkërkuesve të refuzuar vijnë nga Ballkani Perëndimor. Parlamenti gjerman miratoi këtë muaj një ligj ku Shqipëria, Kosova , Serbia dhe Maqedonia përfshihen në listën e “vendeve të sigurta”, shtetasit e të cilëve nuk kualifikohen për azil.
Por ky takim do të mbahet edhe në kuadër të përshkallëzimit të krizës së refugjatëve, çka ka gjeneruar edhe tension në rajon. Mbyllja e kufijve të Sllovenisë dhe Hungarisë, kanë shkaktuar grumbullimin e grupeve të mëdha me refugjatë, të cilët nuk po marrin asnjë drejtim nga autoritetet kompetente se ç’do të ndodhë me ta.
Kryeministri slloven i bëri thirrje unionit për mbështetje financiare, materiale si edhe për shtim të personelit, i cili duhet të ndihmojë patjetër, sipas tij. Miro Cerar bëri thirrje për më tepër bashkëpunim, pasi sipas tij propocioni për ndarjen e refugjatëve nuk është i drejtë, ndërsa Gjermania po vijon me politikat e saj ambicioze për këtë kauzë, duke trumpetuar për kuota të detyrueshme dhe të përhershme për ndarjen e refugjatëve që vijnë direkt nga Lindja e Mesme. Po ashtu, në rendin e ditës së Berlinit është ngritja e mundshme e një takse të veçantë në të gjithë BE-në për të financuar politikat.
Kauza e refugjatëve e drejtuar nga Angela Merkel është cilësuar si një pikë vendimtare për performancën e saj politike. Kancelarja gjermane ka shprehur indinjatë me qeveritë e Europës Lindore dhe Qendrore të cilat vijojnë të kundërshtojnë fuqishëm marrjen e refugjatëve, ndaj Merkel përpara samitit të së dielës, ka bërë thirrje për më shumë “solidaritet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.