Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Arbën Xhaferi” si “Ibrahim Rugova”, të gjitha autostradat mblidhen në Prishtinë

25/10/2015
“Arbën Xhaferi” si “Ibrahim Rugova”, të gjitha autostradat mblidhen në Prishtinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një ceremoni, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, është përuruar segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi”.

Autostrada lidh Prishtinën me Shkupin, duke shkurtuar ndjeshëm distancat mes dy kryeqyteteve. Në ceremoni kanë marrë fjalën edhe udhëheqës shtetërorë.

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur se “ky është udhëkryqi më i madh në rajon, për të cilin janë bërë punë cilësore, që qeverisë së Kosovës i kanë kushtuar 600 milionë euro”.

“Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lidhje me Mitrovicën, sikurse do të prekin edhe linjën hekurudhore”, ka thënë Mustafa.

I pranishëm në këtë ceremoni, kreu i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur ndër të tjera se, “Kuvendi do të vazhdojë me përgjegjësitë e veta për qytetarët”. Ndërkohë, ai ka falënderuar ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë, të cilëve “u jemi përjetë mirënjohës për kontributin në ndërtimin e shtetit ligjor dhe ekonomik”.

“Zotohemi se Republika e Kosovës është një investim i përbashkët dhe do të përmbushim të gjitha detyrat tona. Kosova – sipas tij, – do të jetë sinonim i shtetit ligjor dhe kurrë nuk do të bëhet vatër e krimit të organizuar apo anarkisë”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.