Leonard Bombaj ka shpjeguar sërish historinë e përdhunimit të Ajsi Xhaxhaj, ndërsa dha një intervistë në “Oktapod” me gazetarin Turjan Hyskaj.
Bombaj vazhdon të pohojë se e gjithë kjo është një sajesë e vajzës dhe se pafajësia e tij është e provuar ligjërisht, e ndërsa ka treguar se ka qenë ai që ka bërë denoncimin dhe jo pala e Ajsit.
Leonardi ka treguar se ka marrë edhe kërcënime nga familjarët e saj, duke rrëfyer se i janë futur me pistoletë brenda në shtëpi.
“Ka qenë një çështje të cilën e kam hapur unë, dhe jo çështje që e kanë hapur të tjerët. Këto janë të gjitha të shkruara në Prokurori me data. Pastaj kanë ngritur pretendime të tjerët. Ka patur paralelisht me punët e Prokurorisë kërcënime që unë të hiqja dorë, se përndryshe do më bënin mua këtë gjë në media etj. E kisha mbyllur këtë histori. Nuk është vetëm vajza. Por janë 5 veta bashkë me vajzën të cilët kanë hyrë në shtëpinë time me pistoletë, të provuara nga Prokuroria. Ka video, pamje, dëshmi, kundërdëshmi etj. Në media shpesh kanë dëshirë të hapin orekse të reja, por kjo çështje duhet të mbyllet këtu. Këta persona janë dënuar me burg, dhe vajza me 2 vjet. Nga gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, dhe nga Gjykata e Apelit. Çdo gjë që bëhet më pas janë gjëra që i nxit dhe media”,
Më pas, ai shton se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime.
“E kisha përjashtuar nga Sirea Film sepse u zbulua se trafikoj gjithandej, të provuara, më lejo të them se ka prova për këtë, pamje, dëshmi”, ka shtuar Bombaj.
Ndërkohë ai ka thënë se nga intervista që Ajsi dha në “Pasdite në Top Channel” i kishte bërë përshtypje vetëm një pjesë e intervistës ku ajo kishte pohuar se i kishte ardhur për të qeshur kur kishte lexuar librin që Bombaj ka botuar lidhur me këtë histori.
“Dy gjëra që dëgjova nga intervista e vajzës, më thanë se ka qeshur me librin tim. Dua t’i them një pyetje: “Të vjen të qeshësh me këngën porno që ke kënduar dhe ke shpërndarë në Youtube? Të vjen të qeshësh ty, që merr babanë tënd në telefon dhe i thua se jam te shtëpia e profesorit, dhe i thua fol pak me nusen, dhe e çon në veshin tjetër ku imiton zërin e nuses? Tha gjithashtu, se kujtonte se kishte një llogari bankare, dhe dola e zhgënjyer. Kush është ai ligj me të cilin i jepet llogari bankare një fëmije, edhe pse ka marrë mbi 20 mijë euro në 8 vjet, dhe gjithashtu një shkollë falas te Sirea Film.
Ke veshur rroba të marra në projekte, shporta familjare etj, dhe ke kërkuar edhe llogari bankare? Pra, Turi, kemi të bëjmë me një krijesë që ka mbjellë një histori të trilluar”, është shprehur ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/