Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria së shpejti “shtëpia më e famshme e Big Brother”-it, kamera “spiune” kudo

26/10/2015
Shqipëria së shpejti “shtëpia më e famshme e Big Brother”-it, kamera “spiune” kudo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në pretendimin për më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët, së shpejti Shqipëria do të ketë
ligjin “Big Brother”.
Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme u është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, dhe së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim.
Miratimi i këtij projektligji do e kthejë Shqipërinë në “shtëpinë më të famshme të Big Brother”-it.
Kur të kthehet në ligj, ai do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.
Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë dhe që sipas analizave policore mund të jenë objekt sulmi i grabitësve, do të detyrohen edhe ato të kenë masa shtesë të sigurisë.
Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla apo kopshte private, si edhe çdo veprimtari e transportit publik që konsiderohet nga policia si burim rreziku i shtuar, do të jetë i detyruar me ligj që t’i përgjigjet dispozitave në fuqi, sapo ky ligj të hyjë në fuqi.
Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë.
Në nenin 8 të këtij ligji thuhet se, “Administratorët e ndërtesave të banimit, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit, personat me precedentë kriminalë banorë apo qiramarrës”.
Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë me ligj janë të detyruara t’i jepen policisë sa herë që ajo do t’i kërkojë, por në përputhje edhe me ligjin për të dhënat personale.
Policia do t’i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë për të marrë masat e sigurisë pas daljes së këtij ligji, dhe në mos respektim të tij do të vendosë gjobat përkatëse të parashikuara edhe ato në një nen të veçantë.
Vërtetimet e sigurisë do të jepen nga policitë vendorë, të cilat duke bërë analizën e riskut për një objekt u lind e drejta të kërkojnë edhe masat shtesë, si ato të policisë private, por edhe lidhje direkt të sinjalit të kamerave për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.