46. 7 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë mbrëmjen e së dielës 25 tetor 2015.
Droga është gjetur në një makinë, të cilën policia e kishte vënë në ndjekje në lagjen “29 Nëntori”. Ndërsa 30-vjeçari ka përfituar nga errësira dhe është larguar në njërën prej rrugicave, pranë monumentit të Pavarësisë, ai ka braktisur mjetin, tip “Audi-A3” me targë: AA321GF.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i bënë automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 46 kg e 700 gr, të llojit “Cannabis”. Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, ishte e mbështjellë në qese të zeza prej plasmasi. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/