Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Durrës, burrat në qeli gratë “pushtojnë” gjykatën: Vrasësit jashtë, fukarenjtë në burg

26/10/2015
FOTO/ Durrës, burrat në qeli gratë “pushtojnë” gjykatën: Vrasësit jashtë, fukarenjtë në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burrat në qeli dhe gratë dyerve të gjykatës. Kjo është panorama që ofrohet mëngjesin e kësaj të hëne nga Gjykata e Durrësit.
Arrestimet pa paralajmërim të drejtuesve të motorëve nga policia e qarkullimit rrugor, kanë shkaktuar probleme të rënda sociale te familjet e tyre. Mbi 30 drejtues motorësh u arrestuan gjatë fundjavës, dhe ky fillim jave ka sjellë dyndje njerëzish në Gjykatën e Durrësit.
durres, grate gjykate1Familjarët e të arrestuarve kanë tejmbushur ambientet brenda e jashtë gjykatës duke pritur masat e sigurisë së të afërmve. Pjesa më e madhe e të arrestuarve i përkasin kategorisë pa patentë, por ka dhe nga ata që i janë vënë prangat për mungesë dokumentacioni.

Vrasësit rrinë jashtë, ndërsa fukarenjtë në burg

alma bulcariTë shqetësuara pa masë për fatin e keq të familjarëve të tyre, këto zonja shprehen mbi të gjithë të revoltuara për shkaqet që i kanë çuar ata prapa hekurave. Sipas tyre, është i tmerrshëm motivi i prangosjes së motoristëve, të cilët po mbushin plot burgjet, kur në këtë vend ka kriminelë që bredhin ende të lirë rrugëve.
Alma Bulcari, thotë për “Durrës Lajm” se bashkëshorti i saj Ilirjan Bulcari, kishte vetëm 3 ditë që sapo ishte kthyer nga Greqia, kur u arrestua.
“Punoi atje një muaj, tani lekët i ha avokati. Djalin e kam për operacion, burri është në burg. Ku të shkoj më parë. Fukarenjtë e shkretë po mbushin burgjet. Motori është i tipit ‘Piagio’. Im shoq gjithnjë pa patentë lëvizte. S’ia kanë kërkuar kurrë. Po ta dinte që punët do shkonin kështu, s’do të lëvizte fare. Vrasësit rrinë jashtë, ndërsa fukarenjtë në burg”, thotë ajo e pikëlluar.

Arratisja, zgjidhja e vetme për t’i shpëtuar “diktaturës” së këtij vendi
durres, grate gjykateNdërsa, një e moshuar të cilës i kanë arrestuar djalin, Ilir Cullhaj, 33 vjeç, thotë se zgjidhja e vetme për t’i shpëtuar “diktaturës” së këtij vendi është arratisja.
“Djali punon në ndërtim dhe me motor shkonte për në punë. Të premten e arrestuan kur po kthehej nga puna. Ka tre ditë në qeli dhe akoma nuk na kanë caktuar masë sigurie. Është tmerr! Djali im me rroba pune pa vrarë qoftë dhe një mizë dhe jo më ndonjë njeri, duhet të rrijë në burg tani. Ky shtet po fut përditë njerëz pa faj në burg. Do arratisemi!”, shprehet e revoltuar e moshuara Yllijete Cullhaj.

(“Durrës Lajm”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.