4 vite burg për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, si dhe avokatin Gjovalin Ndokaj, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti në këmbim lirinë me kusht.
Gjykata ka vendosur sot dënimin me nga 4 vite burg për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, si dhe avokatin Gjovalin Ndokaj, të cilët akuzohen se i morën 200 mijë lekë të reja nga një qytetar për të dhënë në këmbim lirinë me kusht. Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 6 vjet burgim për gjyqtareni Ademi, e akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit” si dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka ul me 1/3 dënimin, ndaj prokuroria në përfundim kërkoi dënimin me 4 vite burg. E njëjta pretencë ishte dhënë edhe për avokatin Ndokaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/