HETIMI NE ITALI/Vrasja e 22-vjeçarit nga Puka nuk është vetmbrojtje

HETIMI NE ITALI/Vrasja e 22-vjeçarit nga Puka nuk është vetmbrojtje

219
0
Shares

Mjekësia ligjore italiane ka thënë fjalën e saj për vrasjen e shqiptarit 22-vjeçar, Gjergj Gjoni, i cili u qëllua për vdekje nga një pensionist italian.

Ky i fundit i ka thënë policisë se shqiptari kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij dhe ai qëlloi për vetëmbrojtje. Mirëpo, autopsia ka zbuluar se shqiptari është vrarë me një plumb të vetëm në kraharor.

Kjo ngre dyshime në lidhje me versionin e pensionistit. Menjëherë pas autopsisë, një nga prokurorët e e çështjes ka thënë për “Milano Today” se rasti në fjalë po hetohet si vrasje, por pa përjashtuar mundësinë e vetëmbrojtjes.

Dy ditë më parë, disa banorë të vendit ku ndodhi vrasja thanë se viktima njihej me pensionistin, madje shtuan se para disa kohësh ai kishte punuar për të.

Vrasja e shqiptarit 22-vjeçar në Itali ka ngjallur reagime të forta në shoqërinë e vendin fqinj. Teksa fillimisht u paraqit si vetëmbrojtje, opinioni publik më së shumti mbështeti pensionistin.

Mirëpo, provat e fundit, autopsia dhe dëshmia kontradiktore e pensionistit po e kthejnë çështjen në hetim për vrasje. Tashmë mbetet të përcaktohen edhe provat balistike dhe distanca se nga ku ka qëlluar pensionisti.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY