LETRA/Qytetari dixhital për Berishën: Nipi i heroit, pa mjek dhe avokat në...

LETRA/Qytetari dixhital për Berishën: Nipi i heroit, pa mjek dhe avokat në qelinë e komisariatit

81
0
Shares

Qytetari dixhital denoncon gjendjen çnjerezore te paraburgosurve ne komisariate, marrjen ne pyetje pa avokat, lenien e tyre te lenduar, pa mjek e mjekim, shkruan ish-kryeministri Berisha, duke publikuar të plotë letrën e një banori nga Dumreja.

“Z. Berisha

Ju kam derguar nje mesazh por pa asnje pergjigje.

Ne lidhje me familjen time ju themi sinqerisht se gjat gjithe jetes se familjes time kemi jetuar me drejtesi ,ndershmeri e djersen e ballit.Do te mbroj deri ne fund origjinen time si Shqipetar dhe dua te jetoj ketu.

Babai im Bajram Hysa qe ne moshe te re ka qene Partizan ne Brigaden 7 sulmuese deri ne çlirimin e plote te Shqiperise dhe ka mbetur invalid lufte.Si dokument per kete kam deshmine si Veteran Lufte.Edhe ne Bujqesi ketu ku jemi kemi jetuar me ndershmeri si te gjithe fshataret e Dumrese.Edhe ne pune ne Koperative ka qene me Dekorata.

Daja im Z. Sadik Dervishi eshte Dekoruar si Heroi I Punes Socialiste me vendim te Kuvendit Popullor.

Une vete me familjen time duke jetuar fillimisht si emigrant ne Greqi dhe me pas arrita te ndertoj nje Biznes ketu ne vendin tim, biles konkurues dhe shume I rregullt me Shtetin.

Kjo eshte CV e familjes time.

Policia e Belshit eshte e perbere nga disa matrapaz e vagabondxhi qe merren me shume me paçavure qe marrin ne mbrojtje nje person me shume Precedenca Penale shume problematik per zonen.Ky veprim ne ndergjegjen time personale eshte qe si e si ti zhvasin ndonje lek ketij meqenese eshte Biznesmen.

Femijet e mi, vajza ime ka mbaruar ekonomikun e pa pune,e martuar me nje nenshtetas Italin me origjine Shqiptare I diplomuar ne degen Inxhinjeri Ndertimi ne Universitetin e Pizes dhe aktualisht ne vazhdim te Specializimit po ne Universitetin e Pizes.

Djali im Fredinant Idajet Hysa eshte me studime ne Universitetin Ismail Qemali te Vlores ne Degen Inxhinjeri Mekanike.

Per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qytetin e Belshit ne festimin e nje ditelindje ka ndodhur nje konflikt midis shokesh por qe djali im nuk eshte perfshire ne kete konflikt.

Pasi largohen shoket djali im u largua nga lokali ne kembe per tek vendi ku kishte parkuar makinen ne qender ka gjetur dy persona qe po ziheshin njeri prej tyre shoku I tij ,miku I tij farefisnor me pistolet ne dore ka tentuar te qelloje me arme perseri ky nje shoku I tij ,djal im ka nderhyre per te shmagur kete tragjedi,ka dale dhe perballe armes per ta parandaluar e ne keto rrethana eshte goditur ne balle me nje send te forte nga njeri keta tre persona qe po konfliktoheshin dhe bie pa ndienja e nga ky moment nuk mban mend asgje. Mban mend qe kur eshte zgjuar sheh tre persona dy police dhe Gramoz Hysa ,perseri ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mend me asgje. Permendet ne Policine e Belshit ku merret ne pyetje nga policia ku refuzon te pergjigjet pa pranine e avokatit nga familja.Nuk I eshte derguar per dy seance.Ne seancen e trete I eshte derguar avokati por perseri ka qen I renduar nga gjendja psikologjike.Ka kerkuar ndihme per mjek dhe nuk I eshte ofruar.Ju lutem Z. Kryeminster verefikojeni kete rast sepse vetem tek ju kam besim.

Ne rast se une jam fajtor marr persiper te gjithe fajin te mos I ngarkohet shokeve te tjere ndryshe nuk e kam me asnje person e kam me policat e patrulles qe kane manipuluar provat.

Po denencoj nje krim shteteror pasi nuk kam asnje mbrojtje dhe akoma vazhdoj te jem pa asnje mbrojtje. Kerkoj drejtesi nga Shteti Shqipetar perndryshe detyrohem te kerkoj Azil Politik.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY