Një video humoristike po qarkullon në rrjetet sociale, “pasqyron” përplasjen e kryeministrit Edi Rama me Dhomën Amerikane të Tregtisë, në lidhje me aksionin për kasat fiskale.
Versioni i lajmeve të viteve ’80 të kësaj video, me frazat e atyre viteve, sjell kësaj here, në “Revistën Televizive” përgjigjet e kryeministrit ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë për kuponin tatimor, të ngjashme me “liftin ndaj imperializmit amerikane”…
Sajimi i kësaj video, e ka zanafillën pak ditë më parë, kur kryeministri Rama replikoi me kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë për masat shtrënguese ndaj informalitetit. Ky i fundit iu përgjigj kryeministrit se në SHBA nuk burgoset askush për kuponin tatimor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/