Është shembur aksi i njërës prej rrugëve kryesore që lidh pazarin me kalanë e Gjirokastrës dhe tri lagje të pjesës së sipërme me dy qendrat e qytetit, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Për rrjedhojë, përshkimi i zonave nga banorët dhe mjetet e transportit është bërë i pamundur.
Nisja e shembjes së aksit ka ardhur disa vite më parë duke dhënë shenja me harkimin dhe dëmtimin e murit mbajtës të rrugës, por bashkia e qytetit nuk ka ndërhyrë, pasi sipas saj kanë munguar fondet për rikostruksionin e kësaj rrugë që sot është dëmtuar tërësisht.
Shumë rrugë të rëndësishme në zonën historike të qytetit janë duke përjetuar probleme të ngjashme. Shkak është bërë trafiku i rënduar i paparashikuar në kohën e ndërtimit dhe ngarkesa e rrugëve me mjete të rënda si kamionë e betoniera.
Gjirokastra është qyteti i dytë në vend për nga gjatësia e rrugëve të brendshme me plot 42 km. Një pjesë e tyre janë të vendosura në zonën historike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/