Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 21 arrestime

28/10/2015
Itali, shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 21 arrestime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shpërbëhet një tjetër bandë e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Mediat italiane shkruajnë sot duke cituar burime të Policisë vendase se 20 persona janë vënë në prangat e karabinierëve, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për pjesëtarët e tjerë të këtij rrjeti trafikantësh.
Operacioni blic i Policisë Financiare të Venedikut ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Në këtë operacion është konfiskuar një sasi e konsiderueshme narkotikësh dhe u zbulua ku ishte rafineria e drogës. Janë konfiskuar asete me vlerë 10 milionë Euro, rreth 1000 kg drogë dhe dy rafineri në provincën e Verona dhe Trento.
Sipas mediave italiane, kërkimet, janë gjithashtu duke u zhvilluar edhe në Shqipëri në bashkëpunim me policinë shqiptare. Bastisje u kryen në Shqipëri dhe në Veneto, Trentino Alto Adige, Emilia Romagna dhe Umbria, raporton “Rainews”.
image-5Organizata e trafikut të drogës ishte e strukturuar mirë deri në “qelizat” e saj, siç janë grupet terroriste shkruajnë mediat dhe kishte rafinuar një rrjet kompleks për komunikimin e brendshëm.
Hetimi ka zbuluar se trafikantët përdornin një makinë elektro-mekanike për të shifruar dhe deshifruar mesazhet e dizajnuara për një organizatë kriminale aktive të dedikuar për trafikimin e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Janë lëshuar 21 urdhër arreste.
Sipas mediave, kodet e përgjimeve të policisë ndryshonin çdo javë, por emri i dhënë operacionit, “Enigma”, u bë nga makina e famshme e deshifrimit të të mesazheve që përdorte grupi kriminal si nazistët në Luftën e Dytë Botërore. Hetimet e Guardia di Finanza janë drejtuar nga prokurori i Republikës së Venedikut – DDA dhe kryhen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjyqësore dhe policisë shqiptare, i koordinuar nga Drejtoria Qendrore për shërbimet e antidrogës dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.