Avioni Drogës në Divjakë, Riformato: Do hapja një zyrë turistike, se kuptoj...

Avioni Drogës në Divjakë, Riformato: Do hapja një zyrë turistike, se kuptoj pse më mbani në burg!

82
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi sot dëshminë e pilotit Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në rërën e Divjakës në 10 maj 2014, teksa po tentonte të transportonte drogë. Piloti italian vijon të këmbëngulë se nuk ka pasur lidhje me drogën dhe se në Shqipëri kishte ardhur për të hapur një zyrë turistike ajrore.
“Në Shqipëri do të hapja një zyrë turistike ajrore, kishte fluks udhëtarësh për vizitën e Papës”,- ka sqaruar ai.
Në lidhje me Saimir Bajramin, që konsiderohet si korrier dhe personi që do ngarkonte drogën në avionin, Riformato ka thënë se nuk e njihte dhe se dallohej nga një distinktiv policie.
“Bajramin s’e njihja, në Divjakë s’kam qenë më parë. Nuk e kuptoj pse më mbani në burg”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ndërsa shkak për rrëzimin e avionit sipas tij është bërë një defekt teknik.
avioni_divjake_1998Giorgio Riformato po gjykohet i vetëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës mbetur në tentativë, pasi të pandehurit e tjerë u gjykuan me procedurë të përshpejtuar. Në 10 maj, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip “Piper” që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tashmë tre të arrestuar për tentativën e trafikut, ndërsa hetimit i mungojnë pjesë të rëndësishme që janë ende të pazbardhura.
Për hetuesit mbeten mister personat e një automjeti tjetër që transportonte drogën bashkë me Bajramin. Dhe ndërsa ky i fundit konsiderohet korrier, prokurorët nuk kanë arritur ende tek organizatorët e rrjetit dhe personat që kanë kryer kultivimin dhe grumbullimin e drogës, që nëse do të mbërrinte në Leçe, do kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY