Lezhë, arrestohet një përmbarues gjyqësor privat për “shpërdorim detyre”

Lezhë, arrestohet një përmbarues gjyqësor privat për “shpërdorim detyre”

103
0
Shares

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ndaluar dje 31-vjeçarin Julian Pergega, banues në Rreshen – Mirditë, me detyrë përmbarues gjyqësor privat. 
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se ky përmbarues, në datën 18. 10. 2015, në Shëngjin Lezhë, te një shtëpi e pushimit ka filluar ekzekutimin e detyrueshëm të Vendimit mbi lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në të njëjtën ditë që ka bërë lajmërimin për ekzekutim vullnetar, pa kaluar afatet e parashikuar nga neni 517 i Kodit Procedurës Civile.
Ky person ka vendosur sekuestro konservative mbi disa sende të kësaj shtëpie pushimi, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit T. S.  53 vjeç,i cili kishte marrë me qira.                                                                                                                                                                                             
Materialet procedurale  i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY