Një person është arrestuar nga policia e Lezhës, për ushtrim të aktivitetit tregtar pa licence dhe i pa regjistruar në organet tatimore. I prangosuri, aktivitetin tregtar e ushtronte në një lokal Bar Bufe që ndodhej në ambientet e brendshme të I. E. V. Penale (Burgu) Shënkoll – Lezhë.
Burime të policisë lokale, saktësuan se nga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë është arrestuar në flagrancë Saimir Zeneli, 27 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë. Arrestimi i tij, mësohet se është bërë pasi në ambientet e brendshme të I. E. V. Penale Shënkollë – Lezhë, në një lokal Bar Bufe, ushtronte aktivitet tregtar i pa licencuar dhe i paregjistruar në organin tatimor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/