Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti Eduard Ndocaj në intervistën e parë denoncon: LSI ka blerë votat, por lezhjanët nuk i bleu dot

29/10/2015
Deputeti Eduard Ndocaj në intervistën e parë denoncon: LSI ka blerë votat, por lezhjanët nuk i bleu dot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej shumë vitesh jashtë Shqipërisë, deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se në Shqipëri politika e blen votën. Ai mendon, se do të kishte qenë më mirë, që këto shpenzime të shkonin për të përmirësuar jetesën e popullit. I ftuar në emisionin “Opinion”, në intervistën e tij të parë pas zgjedhjes si deputet, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ai njihte raste të tilla, Ndocaj u shpreh se të paktën në zonën e tij elektorale nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pasur tentativa dhe blerje votash. Por ai shtoi se, “në zgjedhjet e vitit 2013, LSI nuk arriti t’i blejë dot lezhjanët”.
Deputeti Eduart Ndocaj ka pohuar se ndonëse nuk besonte që do arrinte të bëhej deputet, ka shpenzuar rreth gjysmë miliardë lekë për fushatën elektorale. Ai ka shtuar se aktualisht nuk e di se sa është pasuria e tij.
Eduart Ndocaj ka treguar edhe njohjen e tij me Kryeministrin Rama. Ai pohon se njohja e të dyve ka ndodhur disa vite më parë në Milano, ku Rama ka shkuar në një takim për të kërkuar votën e emigrantëve. Ka qenë pikërisht Eduart Ndocaj organizator i këtij takimin me liderin e opozitës së asaj kohe. Ai ka konfirmuar pagesën e një darke me Edi ramin, në shumën e 7 – 8 mijë euro, por ka saktësuar se në atë darkë kanë qenë 90 persona pjesëmarrës.
Ndërsa të gjithë e njohin si deputeti cowboy i Parlamentit shqiptar, askush se di se kapelja që e bëri të famshëm Eduard Ndocaj, deputetin më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, ka pas një histori shumë interesante. Në emisioni “Opinion”, ai rrëfen se kapelën e ka fituar në Republikën Domenikane gjatë një basti gjelash.
“Kapelën e kam fituar në kampionatin botëror të gjelave në Republikën Domenikane. Isha aty për qejf dhe vura bast. Për fatin tim gjeli im e mundi gjelin meksikan dhe unë kështu fitova kapelën”.  
I pyetur nga Blendi Fevziu, se cila do të jetë performanca e Eduard Ndocaj në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri i saj, por edhe nëse do ta mbajë kapelën e cowboy-t në sallën e seancave plenare, apo kur të ngjitet në foltoren e Kuvendit aty ku do ta dëgjojmë shpesh të flasë, ai përgjigjet, “Po më lodhën shumë do ta mbaj në kokë kapelën edhe në Kuvend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.