Ambasadori Lu, qeverisë: Mblidhni plehrat në vend të luksit

Ambasadori Lu, qeverisë: Mblidhni plehrat në vend të luksit

51
0
Shares

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar me mënyrën e tij për tenderat për luks që kryen qeveria shqiptare.

Duke folur në konferencën kombëtare për qeverisjen vendore, ai tha se paratë duhet të shpenzohen për investime dhe jo për luksin e zyrave.

“Nëse keni ardhur me Mercedez, BMV apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve. Vlerësoj kryetarin e bashkisë së Tiranës i pari që refuzoi Mercedezin e zi të bashkisë dhe në vend të tij mori me qera një Tojota të vogël. Shpresoj që të jetë drejtimi për të gjithë brezin e ri të drejtuesve vendor”, deklaroi Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY