Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

URDHRI/ Veliaj largon “Pulëbardhën” e Nanos nga Stadiumi “Dinamo”

31/10/2015
URDHRI/ Veliaj largon “Pulëbardhën” e Nanos nga Stadiumi “Dinamo”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës me një shkresë zyrtare që mban datën 23 tetor 2015, ka njoftuar kompaninë ‘Joy Travel’ për prishjen e kontratës së qirasë, të lidhur me datë 14 dhjetor 2004 mes Ministrisë së Ekonomisë dhe shoqërisë “Joy Travel”.
Kontrata e prishur ka objekt dhënien me qira të ambienteve ndihmëse në stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë.
plb1Në shkresën zyrtare, e cila i është dërguar për dijeni edhe administratorit të Klubit “Tirana”, Refik Halili, thuhet se “Bashkia e Tiranës, në cilësinë e pronarit të Stadiumit “Selmas Stermasi” dhe Aneksit Sportiv, është e informuar se subjekti “Pulëbardha” është i pajisur me NIPT sekondar të shoqërisë “joy Travel”, por jo për aktivitetin që kryen në këto ambiente”.
Në shkresë thuhet se qiramarrësi ka detyrë të respektojë kontratën, për përdorim të përkohshëm të objektit si lokal shërbimi 24 orësh në shërbim të udhëtarëve.
plb2“Në kushtet ku shoqëria “Joy Travel” nuk po përdor sendin për qëllimin e sipërpërmendur, Bashkia e Tiranës kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar, prej 20 vjetësh. Me përmbushjen e afatit paraparak të njoftimit me shkrim (15 ditë), Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qirasë të zgjidhur”, përfundon shkresa e Bashkisë. Ajo është firmosur nga Drejtoresha e Drejtorisë së shërbimeve mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, Irena Ndroqi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi disa kohë më parë në një emision televiziv se aksioni në Njësinë nr. 5 do të vazhdojë dhe me prishjen e restorantit në pronësi të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Veliaj tha se restoranti është pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.