EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

79
0
Shares

Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Karburanti” ka vënë në pranga dy biznesmenë për veprat penale të  “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se nga ana e Seksioni Për Krimin Ekonomik e Financiar, Sektori i Forcës Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas hetimeve disamujore në bashkëpunim, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësia e Task Forcë, realizoi sot operacionin “Karburanti” nga ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve, Aurel Preni,  40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Fiqiri Hoxha, 61 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Gjithashtu u  shpallën në kërkim edhe biznesmenët I. K. , E. K. dhe F. G., dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Të njëjta burime saktësojnë se shtetasit e mësipërm janë të dyshuar  për veprat penale “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180/3, 181 dhe 287 të Kodit Penal. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY