Fitimet e larta abuzive të bankave, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim

Fitimet e larta abuzive të bankave, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim

44
0
Shares

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar.
Ky vendim erdhi, teksa pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregut bankar si dhe relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës u konstatuar se: viteve të fundit tregu bankar paraqet karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulëta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.
Këto rrethana të bëjnë të mendosh që konkurrenca në sektorin bankar mund të jetë kufizuar ose shtrembëruar si rezultat dhe/ose pasojë e shkeljes së nenit 4 (marrëveshje të ndaluara) dhe/ose nenit 9 (abuzim me pozitën dominuese) të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.
Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar për të vlerësuar nëse konkurrenca në këtë sektor është e kufizuar ose e shtrembëruar si pasojë e sjelljes së një ose disa bankave.
Hetimi i përgjithshëm të përfshijë periudhën kohore: vitin 2014 dhe nëntëmujori 2015.
Procedura e hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar dhe dorëzimi i raportit të hetimit të bëhet jo më vonë se 6 muaj nga marrja e këtij vendimi.
Autoriteti i Konkurrencës njofton se do të asistohet nga një ekspert i sektorit bankar në realizimin e hetimit të përgjithshëm në formën e një studimi tregu të orientuar nga vlerësimi i nivelit të konkurrencës sipas tregjeve përkatëse të produkteve/shërbimeve bankare.

(“ Monitor”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY