Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA/ Në kushtet e panikut kryeministri i rrëzuar përvetëson propozimet e PD

02/11/2015
LULZIM BASHA/ Në kushtet e panikut kryeministri i rrëzuar përvetëson propozimet e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi u  lëshoi rrufetë e arrogancës dhe injorancës, pasi ua ka nxirë  jetën të gjithëve dhe pasi ua ka mbyllur qepenat mijëra prej bizneseve, kryeministri i rrëzuar nga  gremina  e ekonomisë  dhe  mali i skandaleve të korrupsionit me tenderat publikë, u kujdes sot të inskenonte një komunikim me përfaqësuesit e biznesit në një seminar të mbyllur.
Nuk dua të ndalem te ilariteti që shkaktoi përballja e tij me pyetje dhe probleme që nuk ja ka haberin. Që nuk u dha mundësi të shpaloseshin, sepse  brenda tyre gjendet e ngjizur revolta e sipërmarrjes së vogël dhe biznesit në tërësi me këtë qeveri dhe këtë kryeministër.
Do të ndalem te “sihariqi” që dha në përgjigje të njërës prej pyetjeve. Bandat e tatimoreve nuk do të shkojnë më  sa herë t’i teket të dhunojnë sipërmarrësit  në  dinjitetin e tyre, siç po bën prej muajsh. Qeveria do të vendosë në derë  certifikatën  e  detyrimit të shlyer dhe pas kësaj  mund të punojnë të qetë.  
Siç e kuptojnë menjëherë gjithë sipërmarrësit e vegjël në vend, qytetarët me të cilin kemi qenë  dhe jemi në një  bashkëbisedim intensiv,  ky është  thellësisht  propozimi që unë dhe  Partia Demokratike kemi bërë prej më shumë se një muaji.
Sigurisht, paketa jonë për biznesin e vogël është shumë me e gjerë dhe më e plotë se kaq. Ajo përmban përcaktime të reja, realiste dhe nxitëse, se çfarë duhet  konsideruar biznes i vogël duke e rritur tavanin deri në 120 milionë lekë të vjetra; përmban taksa proporcionale në vartësi të xhiros, 20 deri në 120 milionë lekë, përmban uljen e çmimit të energjisë dhe naftës dhe të tjera masa lehtësuese.
Si çdo  kopjim i  keq dhe mekanik, edhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka bërë paketës sonë është i bastarduar, i  pjesshëm, demagogjik, inefiçent. Ndonëse si autorë të  propozimit  për vendosjen  e pullës fiskale në xhamin e  çdo biznesi të vogël, që do të jetë  dokumenti i  sprapsjes së çdo tatimori që urdhërohet të bëjë apo  do të dojë të bëjë xhandarin, garipin  dhe zhvatësin,  ne nuk mund të mos  na vijë mirë që edhe pse në kushtet e panikut kryeministri i rrëzuar e përvetësoi  propozimin tonë dhe e shpalli sot  para biznesit të vogël.
Etika minimale  sigurisht e donte që ai  të njihte autorësinë e  këtij propozimi në realitetin  shqiptar të debateve  të freskëta mes opozitës dhe qeverisë,  pse jo të  falënderonte Partinë Demokratike dhe opozitën. Jo se kemi nevojë për falënderimet e tij,  por  kjo është një normë elementare në sjelljen politike dhe njerëzore.
Në mungesë të saj, në mungesë  të etikës,  na mbetet të themi  bashkë me gjithë sipërmarrjen se një  kryeministër, të cilit nuk i dridhet dora  të destinojë miliarda lekë të shqiptarëve për miqtë dhe ministrat e tij të korruptuar,  nuk është problem fare që kopjoj  një propozim, vjedh një propozim dhe të hiqet sikur e ka të tijin.
Çfarë është e rëndësishme?! E rëndësishme është se sot gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët e mirë-informuar gjithashtu  kanë  mësuar e kuptuar akoma më mirë se rruga e zgjidhjes, rrugët e zgjidhjes për nxjerrjen e ekonomisë nga gremina  ku  e ka zhytur  Edi Rama dhe  për  vendosjen e saj në kursin e ringritjes , është rruga që propozon Partia Demokratike dhe unë.
Akoma më e rëndësishme është zbatimi konkret dhe pa humbur kohë i propozimit për pullën fiskale, apo për certifikatën, siç e quajti kopjaci për të mos u dukur kopjac. 
Sepse, e dimë të gjithë: ky kryeministër ka zakonin e  keq që  bën atë që nuk thotë dhe thotë atë që nuk bën; premton atë që do të braktisë dhe “mban” fjalën e pa dhënë, e pathënë; i intereson vetëm propaganda, i intereson vetëm të shtyjë ditët.
Partia Demokratike dhe unë ne do të shtyjmë  dhe do të ngulmojmë me forcë,  në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël, për çlirimin e saj nga trysnia poshtëruese e   arrogancës, dajakut  dhe kusarisë qeveritare të Edi Ramës.
Me gjithë peshën e veçantë  që ka, pulla fiskale është  vetëm një element i paketës që do të çlirojë, frymëzojë dhe linçojë sipërmarrjen e lirë në Shqipëri.  Opozita e ka ketë paketë, të cilën po e konsulton dhe po e konsolidon në  komunikim të hapur me sipërmarrjen e lirë, me qytetarët para se ta paraqesë në formë institucionale si programin qeverisë së Partisë Demokratike.
Unë deklaroj  sot se kapja apo kacavarja pas një elementi të  veçantë të paketës së ringritjes dhe dinjitetit të sipërmarrjes, siç është pulla fiskale, duke injoruar  elementët e tjerë,  është  tregues  i qëndrimit prej të mbyturi, i politikave   demagogjike dhe improvizuese, që nuk të çojnë askund, që nuk e nxjerrin ekonominë nga gremina.
Qeveria dhe kryeministri i rrëzuar kanë treguar qartë këto dy vite se u mungon vizioni, u mungojnë zgjidhjet, u mungon aftësia, u mungon përgjegjësia, u mungon integriteti dhe ndershmëria për të qeverisur shqiptarët.
Edi Rama me qeverinë e tij në një anë  dhe ekonomia në anën tjetër janë  në armiqësi permanente.  Kjo marrëdhënie ka lindur kështu qysh ditën e parë dhe  vetëm është përkeqësuar.
Me  dajakun në një dorë dhe  duke  grabitur pasuritë publike me dorën tjetër, kjo qeveri  nuk mund të prodhojnë kurrë as paqe, as zhvillim, por vetëm rrokullisje dhe përkeqësim.
Tani që  mandati  i saj ka hyrë në fazën e kompromentimit dhe degjenerimit të përshpejtuar, i shtrënguar në darën e skandaleve, gafave, injorancës  dhe arrogancës  të tij, Edi Rama po përpiqet të marrë pak frymë duke kopjuar si një nxënës i keq opozitën.  Por nuk  kalohet klasa me kopje.
Megjithëse në thelb kopjimi është dhe mbetet forma më e lartë e vlerësimit.
Jo vetëm biznesi por me këtë akt tashmë edhe kryeministri ka pranuar dështimin e tij, rrëzimin e tij, mungesën e vizionit, vullnetit, padrejtësinë dhe arbitraritetin e tij, ka pranuar se ai është problemi dhe ka pranuar se propozimet e bëra nga ne, nga  Partia Demokratike, nga unë, janë zgjidhja dhe rruga e daljes nga kjo krizë.
Përtej anatemimit nervoz dhe në panik, ky është konfirmimi zyrtar nga Edi Rama për vlerat e Partisë Demokratike si alternativë  politike, po afirmon çdo ditë të ofertës tonë, për taksën e sheshtë më të ulët në Ballkan prej 9 %, për biznesin e vogël deri në 120 milionë lekë që do të paguajë midis 10-60 mijë lekë të reja në vit taksë në varësi të xhiros të evidentuar me pullë fiskale, që është edhe tabela ndalim-kalimi për tatimorët, për ulje e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të naftës dhe për faljen e kamat-vonesave për të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.