Tatimet me 150 ‘spiunë’ në terren, për të kapur gafil bizneset

Tatimet me 150 ‘spiunë’ në terren, për të kapur gafil bizneset

69
0
Shares

Strategjia kundër informalitetit parashikon detyra të posaçme për ata që të punësuar nga Tatimet do të jenë ‘spiunet’ që nëpërmjet provokimit do të kapin gafil bizneset.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar në udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet. Ku e para është rikontrolli i bizneseve dhe dyta e ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve, për ata që të punësuar nga Tatimet do të jenë ‘spiunet’, që mes provokimit do të kapin gafil bizneset. Në materialin e që Drejtoria e Tatimeve ka bërë gati tashmë, cilësohet se, ‘spiunët’ janë punonjës që do të jenë pjesë e 150 personave so pjesë e stafit, që tashme janë me kontratë pune në tatime. Numrin e tyre dhe ndarjen nëpër qytete do ta bëjë DPT. Baza ligjore dhe shpërblimi i tyre janë të zgjidhura me VKM për “500” punonjësit me kontratë të përkohshme.

“Por, meqenëse provokatorët do të kryejnë shpenzime të tjera për të kryer detyrën, kompensimi i këtyre shpenzimeve do të bëhet duke bërë ndryshim ligjor. Ministria e Financave bashkë me ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, do të punojnë për kryerjen e ndryshimit ligjor” thuhet në materialin sekret të tatimeve.

DPT duhet të sjellë propozimet për objektin e provokimit. Orientimi është për kuponin fiskal. Ministria e Financave sugjeron nëse ka hapësirë të bëhet edhe për biznesin e madh për faturën tatimore. Gjithashtu, objekt mund të jetë edhe afishimi i çmimit.

“Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati digjital” me një celular smart. Në dokument thuhet se kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme” thuhet në document.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY