EKSPERTIZA/ Deputeti Armando Prenga qëlloi me armë pa leje

EKSPERTIZA/ Deputeti Armando Prenga qëlloi me armë pa leje

53
0
Shares

Ekspertiza e gëzhojës

Ekspertiza e policisë shkencore, zbardh mashtrimin e deputetit Armando Prenga.
Para Gjykatës së Lartë, prokuroria dorëzoi raportin e laboratorit të policisë shkencore, të cilët kanë ekzaminuar gëzhojën e gjetur në rrugën Patok-Laç, pikërisht në vendin ku Prenga pretendon se ka qëlluar në ajër me armën e tij me leje nga Kuvendi.
Sipas këtij raporti, rezulton se gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës material, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin. Në raport, ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur Prenga pretendon.
Prokurorët, me dorëzimin e këtij raporti, i kujtuan gjykatës, se pretendimi i deputeti Prenga se ka qëlluar me armën me leje nuk qëndron, pasi është provuar tashmë shkencërisht që me atë armë ai nuk ka qëlluar.
Sipas prokurorëve, Prenga ditën e konfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje të cilën ende policia nuk e ka gjetur. Me administrimin në dosje të këtij raporti të policisë shkencore, avokatët kërkuan kohë nga Gjykata të konsultohen me klientin e tij, deputetin Armando Prenga i cili nuk kishte preferuar të vinte para Gjykatës së Lartë, ku avokati, kishte paraqitur kërkesën për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar më 8 shtator të këtij viti.
Sipas akuzës, deputeti Prenga mbrëmjen e 4 shtatorit, pas një debati me damlijen Cali, e ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Gjok Calin në rrugën Patok-Laç dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Pak minuta më pas, Prenga së bashku me vëllanë e tij dhe disa persona të tjerë është përfshirë në përplasje fizike dhe me armë me peshkatarët e familjes Cali pranë Komisariatit të Laçit, ku për pasoj kanë mbetur të plagosur me armë dy persona.
Ngjarja për të cilën janë konfliktuar, ka të bëj me liçencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut, e cila me vendim të Ministrisë së Bujqësisë i është hequr peshkatarëve të familjes Cali dhe i ka kaluar vëllait të deputetit Prenga.

(“ABC News”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY