Lushnje, arrestohet një tjetër drejtor i LSI

Lushnje, arrestohet një tjetër drejtor i LSI

53
0
Shares

Arrestohet Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje pasi akuzohet për korrupsion pasiv.
Mëngjesin e sotëm është bërë arrestimi Robert Shtëmbarit, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarë të ndryshëm. Shtëmbarti është kunati i kryetarit të LSI-së së Lushnjes, Albert Sanxhakut. I  vendosur në këtë detyrë si përfaqësues i LSI, në bazë të marrëveshjes PS-LSI, Robert Shtëmbari, 55 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se i ka marrë 100 mijë lekë një qytetari për t’i gjetur një vend pune. Prokuroria e ka nxjerrë gdherin e ndalimit në 30 tetor.
Ai nuk është zyrtari i vetëm në Lushnje që arrestohet për korrupsion. Rasti i fundit ishte ai i ish-drejtoreshës arsimore, Luiza Tabakut, e cila u vu në pranga nëntorin e vitit të kaluar, pasi merrte para në këmbim të vendeve të punës në sistemin arsimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY