Skandali i rimbursimit të ilaçeve, gjykata lë 3 në burg, liron dy...

Skandali i rimbursimit të ilaçeve, gjykata lë 3 në burg, liron dy të tjerë

61
0
Shares




Nadir Çausholli

3 të akuzuar në hetimin e skandalit të ilaçeve janë dënuar sot me burg nga Gjykata dhe dy të tjerë janë lënë me detyrim paraqitje. Gjykata ka dhënë masat e sigurisë ditën e sotme për Manjola Pernoci detyrim paraqitje, Nadir Causholli arrest me burg, Tasim Toci arrest me burg, Erlind Hajdari arrest me burg, Vangjelica Cerushi detyrim paraqitje.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë ku u bë ndalimin e 13 personave të dyshuar nga hetimi i Prokurorisë për skandalin e rimbursimit të ilaçeve me fatura false.
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 13 personave, përfshirë pronarin e një depoje të madhe farmaceutike, të akuzuar se kanë qenë pjesë e skemës së vjedhjes së parave shtetërore me receta e fatura fiktive. Mes të ndaluarve, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, janë edhe drejtues të kësaj depoje, 4 pronarë farmacish dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë.
Sipas akuzës, të gjithë këta persona janë të dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve. Prokuroria bëri me dije se nga hetimi i Njësisë Task-Forcë, rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”. Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, për receta të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, “Farmacia Lundër”, “Nutrimed 2012”, “Bërzhitë”, dhe “Adelina”. Për këto farmaci fantazmë, që aktivitet të vetëm kanë pasur vjedhjen e parave të shtetit, Prokuroria zhvilloi hetime dhe arrestoi nëntë të dyshuarit e parë në qershor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY