VITI 2016/ Taksat dhe akcizat që rriten… Ja sa do të bëhen!

VITI 2016/ Taksat dhe akcizat që rriten… Ja sa do të bëhen!

53
0
Shares

Rritet taksa e akcizës për birrën që prodhohet në vend dhe ulet për birrën që do të importohet nga jashtë. Taksë tjetër që do të ndryshohet janë edhe ato të siguracionit të makinave që do të rriten me 10%.Gjithashtu taksa tjetër që do të pësoj ndryshime është taksa e fjetjes në hotel, e cila pritet të jetë fikse në masën 140 lekë.

Për birrën që prodhohet në vend, akciza propozohet të rritet nga 360 lekë për hektolitër, që është sot, në 400 lekë. Por, teksa për birrën vendase akciza rritet, për atë të importit kjo taksë ulet nga 710 lekë, që është aktualisht, në 600 lekë për hektolitër, duke filluar nga një janari i ardhshëm.
Diferenca aktuale prej gati dy fish më shumë për birrën e importit dhe atë të vendit ishte vendosur për të mbrojtur prodhimin vendas ndaj emrave gjigantë ndërkombëtarë të pijeve alkoolike. Por, në paketën e re, kjo diferencë ngushtohet fort, duke e nxjerr prodhimin vendas përballë konkurrencës së ashpër me produktet që vijnë nga jashtë. Në të njëjtin kah janë lëvizjet edhe në taksimin e verës, ku rritet me 73 për qind akciza për atë të prodhuar në vend dhe ulet me 47 për qind ajo për verën e importit, duke u njehsuar në një normë të vetme prej 5200 lekë për hektolitër.
Të dyja ndryshimet, si për birrën ashtu dhe për verën, kanë efekt negativ në buxhet, rreth 55 milionë lekë në vit prej tyre, të cilat shkojnë ose si ulje çmimi në treg, ose si fitim shtesë për importuesit.

Përveç alkoolit, taksa e dytë që ndryshon është ajo që vendoset mbi primin e siguracioneve. Një vit më parë, Qeveria vendosi ta heqë TVSH-në në masën 20 për qind mbi siguracionet, duke e zëvendësuar me një taksë bruto prej 3 përqindësh. Megjithatë, sipas Financave, masa lehtësuese nuk iu përcoll konsumatorëve, por u përfitua nga shoqëritë e sigurimeve. Në paketën e re, Qeveria propozon që taksat të rriten në 10 për qind, gjë që i sjell buxhetit 450 milionë lekë shtesë.
Nga viti i ardhshëm, Qeveria propozon të vendosë në taksim edhe trojet. Sipas relacionit në paketë, përmes kësaj mase vendosen në taksim 50 mijë hektarë troje në të gjithë vendin, nga të cilat synohet të mblidhen 180 milionë lekë shtesë në buxhet.

Një tjetër taksë që ndryshon është ajo e fjetjes. Aktualisht, taksa e fjetjes në hotel vendoset mbi çmimin, por – sipas Qeverisë, – kjo ka bërë që hotelet të raportojnë çmime të ulëta për t’i shpëtuar taksës. Për ta korrektuar këtë evazion, Qeveria propozon që nga 1 Janari, taksa e fjetjes në hotel të jetë fikse në masën 140 lekë, çka – sipas saj, – mund t’i sjellë 430 milione lekë shtesë të ardhura.
Një lëvizje e ngjashme propozohet edhe me rentën minerare, për të cilën synohet që taksa të kalohet nga përqindje mbi çmimin, në përqindje mbi sasinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY