Genti Sejko: Fullani nuk u ftua në ceremoni, është ende në gjyq

Genti Sejko: Fullani nuk u ftua në ceremoni, është ende në gjyq

84
0
Shares

Mungesa e ish-Guvernatorit Fullani në inaugurimin e ndërtesës së rindërtuar të Bankës Qendrore është justifikuar sot me Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si problem i protokollit.

Megjithatë pas këmbënguljes së gazetarëve dhe faktit se një vendim i tillë nuk është në dorë të punonjësve të marrëdhënieve me publikun la të kuptohej se ishte refuzuar për shkak të faktit se procesi gjyqësor nuk është mbyllur ende.

“Për të qenë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me axhendën e ftesave është marrë protokolli sepse unë jam kthyer në momentin e fundit. Guvernatori ka qenë një koleg i vjetër, por nuk është elaboruar protokolli. Nuk ishin ftuar shumë guvernator. Pavarësisht gabimit protokollor, do donim që të ishin mbyllur të gjitha proceset gjyqësore. Sa i përket fjalimin është interpretim. Fjalimi ishte i shkurtër dhe prezantues dhe jo për t’u kapur me elementë të tillë”, tha Sejko.

Në vijim Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se “ekonomia shqiptare lëviz në trajektore pozitive zhvillimi, por kërkesa agregate, prodhimi dhe punësimi janë poshtë potencialeve. Edhe presionet afatmesme mbi inflacionin mbeten të ulëta”, ka deklaruar Sejko.

Sipas tij, në horizontin afatmesëm, BSH pret një kthim gradual të inflacionit në objektiv, të mbështetur nga përmirësimi progresiv i rritjes ekonomike.

“Por, në ndryshim nga projektimet parardhëse, projeksionet aktuale sugjerojnë se, kthimi i ekonomisë në ekuilibër dhe inflacionit në objektiv do të kërkojnë një kohë më të gjatë”, ka thënë Sejko.

Gjithashtu, ka vijuar guvernatori, “ato sugjerojnë nevojën për forcimin e stimulit monetar në ekonomi, për të nxitur kërkesën e brendshme dhe për të forcuar më tej kanalin e kredive”.

Për këtë arsye, ka vijuar ai, në mbledhjen e së mërkurës Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga nga 2% në 1.75 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY