Brukseli, kërkesë absurde ndaj Tiranës dhe Prishtinës, rikthehen kontrollet e dyfishta në...

Brukseli, kërkesë absurde ndaj Tiranës dhe Prishtinës, rikthehen kontrollet e dyfishta në kufi

62
0
Shares

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se Kosova dhe Shqipëria brenda pak javësh do të jenë të detyruara që të rikthejnë kontrollet e dyfishta kufitare.

“Kjo është kërkesë eksplicite ndaj Prishtinës dhe Tiranës”, ka bërë të ditur ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku cfarë do të thotë se as nga Tirana dhe as nga Prishtina nuk është bërë asnjë përpjekje për të ndaluar zbatimin kësaj kërkese të Brukselit. Ndërkohë që policia e Kosovës në një përgjigje elektronike për Top Channel ka sqaruar se janë në pritje të një vendimi të qeverisë për të nisur pastaj me zbatimin e kontrolleve të dyfishta kufitare.

Sipas ministrit Çollaku, Komisioni Europian ka kërkuar rikthimin e dy ndalesave kufitare, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe se kërkesa e tyre lidhet me procesin e liberalizimit të vizave.

Që prej vitit 2011 në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë hequr kontrollet e dyfishta në bazë të marrëveshjes dypalëshe “Një ndalesë, një kontroll” si rezultat i instalimit të sistemit TIMS.

Kërkesa e BE është jashtë sjelljes së vet. Në të gjithë Bashkimin Europian nuk ka kontrolle të pikave kufitare përvec në pikat hyrëse dhe dalëse të unionit. Zbatimi i sistemit TIMS ka reduktuar qarkullimin krimit mes kufijve dhe aplikimi në të njëjtin sistem në të dy vendet është një burokraci që mund të cojë edhe në uljen e qarkullimit të qytetarëve tek njëri tjetri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY