Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si e hoqi Feçorr Shehu Robert Ndrenikën nga filmi “Fije që priten”

05/11/2015
Si e hoqi Feçorr Shehu Robert Ndrenikën nga filmi “Fije që priten”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kujtimet e tij, regjisori Muharrmem Fjezo tregon se probleme ka pasur edhe në filmin “Fije që priten”. Për rolin kryesor në këtë film fillimisht ishte përzgjedhur dhe e interpretoi Robert Ndrenika, por pasi filmi u pa nga Feçorr Shehu, u dha urdhër që aktori të zëvendësohej. Arsyeja ishte se Ndrenika kishte një vëlla të arratisur.
Muharrem Fejzo tregon dëshpërimin dhe sikletin përballë aktorit, i cili me fisnikëri, jo vetëm që nuk shfaqi asnjë shenjë qejfmbetjeje karshi regjisorit, por merrte mbi vete edhe fajin e rixhirimit të filmit.

Rrëfimi i regjisorit Muharrem Fejzo


fpAtë ditë që kompozitori do të shihte filmin, në oborrin e Kinostudios hyri me uturimë një “Gaz”! Që andej zbriti fytyrëvrarë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu. Mbetëm të befasuar pse do të kishte ardhur.
Përpara doli drejtori ynë, bashkë me shokët e partisë. Ngjitën shkallët dhe morën drejtimin për nga salla e shfaqjeve. Hapat e grupit oshtinë në tremën e studios. Shoku Feçor panoramoi vështrimin në stendat e mëdha vendosur në muret e sallonit të madh. Një bisedë e shkurtër përpara shatërvanit të vogël, në murin përballë.
Drejtori më bëri me shenjë që të përgatisja shpejt shfaqjen e filmit. Isha në pultin e komandimit, kur dera u hap dhe brenda hyri shoku Feçor. Pas atij u ulën të gjithë. Drejtori ktheu kokën nga unë dhe më dha shenjë të filloja. Ashtu u bë.
Filmi kaloi akt pas akti në një heshtje klithëse! Ishim të gjithë mes hamendësimesh! Ç’të ketë ndodhur vallë?! Ndjeva veten t’i ngjaja një trungu pa rrënjë, pa degë. Lëkura më mizëronte. Trokun e zemrës e ndieja te kokërdhokët e syve.
Filmin e pashë, por nuk mbaja mend asgjë. Në ekran u dukën kuadrot e fundit me atë “happy end” të porositur. Dritat u ndezën dhe pashë te fytyra e zëvendësministrit një rreze drite. Një buzëqeshje! Qenia ime doli nga akullnaja.
-Thirre, thirre atë regjisorin, i tha drejtorit.
Nuk ishte e nevojshme. Fjala jehoi në muret e sallës. Sakaq u ndodha përpara tij. Ishte i shkurtër bajagi. Nuk ishte hera e parë që përplasnim sytë me njëri-tjetrin. Dikush më afroi një ndenjëse.
Për një çast e ndjeva veten si në hetuesi. Shoku Feçor m’i mbërtheu sytë me një zhbirim të frikshëm. Po rrija mbi gjemba derisa ai të fliste. Krahu i tij u ngrit dhe peshoi mbi shpatullën e drejtorit.
Ai u bë flakë në fytyrë.
-Mirë, shfryu zëvendësministri. More, po ky artisti sikur vërtet ka qenë në organet tona. Ka punuar mirë qerratai…!.
Po notoja në një mjegullnajë hamendësish. Për kë e kishte fjalën? Për Kadriun, me siguri.
Apo për Demirin? Hamendjen time nuk e la të hiqet zvarrë, kur përmendi mbiemrin e Robertit. Ai nuk foli më gjatë dhe gracka e dyshimit u vendos sërish. Vështrimin e hodhi te këmbët, panoramoi vertikalisht deri te sytë e mi.
muharrem fejzoMori frymë thellë dhe më pas lëshoi kumtin e hidhur:
-Duhet ta zëvendësosh, shoku regjisor! Me siguri ju nuk mund ta dinit që ai ka një vëlla të arratisur! Ndryshe nuk mund t’i besonit atij rolin kryesor dhe, për më tepër, atë të punonjësit të Armës së Sigurimit. Apo jo? Ëëëë?”.
Po priste një përgjigje nga drejtori, por ai e pasoi tek unë. Përgjigja sakaq, më erdhi në majë të gjuhës: -Konsulenti juaj, shoku Farudin Ponçari dhe autori i skenarit, shoku Neshat, nuk e dinin këtë gjë? Mendoni pak, heqja e aktorit nga filmi është një goditje e rëndë psikologjike dhe shoqërore.
Ajo mund të bëhet vetëm në rast se aktori nuk jep rezultat në realizimin e rolit të tij…. Ai nuk tha asnjë fjalë. U drejtua nga dera dhe ngjiti shkallët për të vajtur te zyra e drejtorit. Ne mbetëm të shushatur me një pikëpyetje të madhe, që kish pushtuar gjithë materien gri.
Mbas gjysmë ore, erdhi drejtori dhe më tha: -Duhet të mendosh për zëvendësimin e Robertit. Nuk më la të them asnjë fjalë më tepër. Ngriti supet, për të treguar se nuk kishte asnjë mundësi tjetër.
Gjaku më hipi në kokë. Nuk artikuloja dot fjalët. Kur ai ishte duke u larguar, i thashë:
-Unë nuk kam kurajën civile t’i jap këtë kumt, shoku drejtor. Bëni çfarë të doni. Pas kësaj ngjarjeje, dromca bisedash qarkullonin në kryeqytet.
Ajo që e kishte ndier më shumë këtë paradoks të kohës, që ishin me dhjetëra në fushën e artit dhe letërsisë, ishte Roza Anagnosti. Ajo vazhdonte xhirimet me makthin në zemër se do t’i vinte radha dhe asaj të pësonte fatin e Robertit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.