Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, arrestuan dje në flagrancë 23-vjeçaren Xhimileta Medja, banuese në lagjen “Skënderbej”, Lezhë.
Sipas policisë, arrestimi i saj u bë sepse në orën 12.35, në ambientet e brendshme të I. E. V. Penale Shenkollë, u kap në flagrancë, me një sasi prej 15 (pesëmbëdhjetë) gramë lëndë bimore e dyshuar narkotike cannbis sattiva të fshehur në veshjet e brendshme intime të cilën po tentonte të ia jepte burrit të saj në burg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/