Paloka ankimim: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë më e lirë,...

Paloka ankimim: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë më e lirë, nëse jo, do shkojmë në Strasburg

68
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese, ankimimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, sipas të cilës deputeti është shpallur fajtor për shpifje, në procesin gjyqësor me kryeministrin Edi Rama dhe ku u dënua me 200 mijë lekë gjobë.

Pas dorëzimit të kërkesës, Paloka deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në represion nga kryeministri Edi Rama.Kreu i grupit parlamentar të PD megjithëse shprehu besim tek Kushtetuesja, tha se nëse vendimi do të jetë sërish negativ për të, do t’i drejtohet Strasburgut.

“Është ankuar vendimi i gjykatës së lartë që është marrë në represion të kryeministrit. Nuk dua të shfajësoj Gjykatën e Lartë, por presioni i kësaj qeverie mbi drejtësinë është i patolerueshëm. Në Gjykatë e Lartë si minimum ne nuk na u pranuan provat për të vërtetuar denoncimet ndaj Ramës, ndaj nuk e di se çfarë vendimi mund të merrej kur nuk pranoi as provat. Ka pasur një vendim të detyruar pra, dhe kjo është një sirenë alarmi. I qëndroj çdo deklarate të bërë për Ramën dhe këto deklarata vërtetohen çdo ditë. Kjo qeveri është e lidhur me krimin. Gjykata në mënyrë jo të zakonshme vetëm ditët e fundit e ka zbardhur vendimin, ndërkohë që ka afate. Gjykata e Lartë, për të treguar sa në presion që ishte edhe pas vendimit për mua dhe zotin Ristani, të gjitha vendimet që kanë qenë për lirinë e fjalës kanë qenë në favor të atyre që kanë denoncuar. Edhe për zotin Vasili, Gjykata e Lartë mori një vendim krejt të kundërt. Kemi të bëjmë me dy vendime të ndryshme. Vitet e fundit kjo gjykatë vendimet i ka marrë në mbrojtje të fjalës së lirë. Kur është vënë Gjykata e Lartë nën dhunën e kryeministrit. Ne për çdo vendim gjykate kemi deklaruar nëse jemi dakord apo nuk jemi, por sigurisht që ato pranohen, ndaj ne po ndjekim rrugën ligjore. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë më e lirë, por në rast se jo ne do të shkojmë deri në Strasburg”, deklaroi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY