Ish-kryetari i SHISH-it, Fatos Klosi, tha se nuk ka gjetur asnjë dosje në shërbimin sekret në vitin 1997 në përgjigje të të akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Klosi ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.
Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.
“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken jane dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje” deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.
Klosi vijon me sqarimin e tij me një pyetje:“Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?. Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”.
Në vitin 1997 një numër i madh zyrtarësh iku nga Shqipëria përfshirë edhe shefin e shërbimit sekret të asaj kohe, Bashkim Gazidede, deputetë, gjykatës, gazetarë dhe plot kategori të tjera qytetarësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/