KLSH padit drejtuesit e Fondit të Rimbursimit,u mesua loja me firmat

KLSH padit drejtuesit e Fondit të Rimbursimit,u mesua loja me firmat

70
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori zyrtarët drejtues të Fondit të rimbursimit dhe drejtorin rajonal të kontrollit të këtij institucioni në kryeqytet, pasi ka konstatuar paligjshmëri në veprimet e tyre.

Sipas kallëzimit, kontratat e nënshkruara me Omega Farm për 24 lloje ilacesh rezultojnë të firmosur nga dy persona dhe jo tre siç e ka ligji për nënshkrrimin e kontratave për ilaçet e rimbursueshme. Procesverbalet janë të pa firmosur nga drejtoresha e drejtorisë së çmimeve pranë fondit si dhe kompania nuk ka dorëzuar kontratat apo autorizimet nga kompanit e prodhimit të 18 nga 24 lloje medikamentesh për të cilat Omega Farm ka kontratë rimbursimi me fondin.

KLSH-ka gjetur se me arrestimin e Hysni Roçit pronarit dhe administratorit të 7 farmacive fiktive, kompania e Çaushollit ka ndërprerë marrëdhëniet me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, duke i prishur kontratat në mënyrë të njëanshme. Pavarësisht prishjes së kësaj kontrate, KLSH pretendon se inspektorët e drejtorisë rajonale të kryeqytetit duhet të verifikonin faturat që kompania farmaceutike ka dorëzuar për rimbursim.

Prokuroria ka nisur hetim ndaj zyrtarëve të fondit, për shkak të pranimit dhe rimbursimit të faturave, që rezultojnë të falsifikuara. Pasi në asnjë rast nuk kanë kryer verifikimin më të thjeshtë, krahasimin e faturave të blerjes së medikamenteve nga kompania grosiste Omega Farm dhe shitja e tyre për të cilat është rimbursuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY