INTERVISTA/Dritan Zagani: Ja si më shisnin te trafikantët

INTERVISTA/Dritan Zagani: Ja si më shisnin te trafikantët

78
0
Shares

Dritan Zagani në një pjesë të intervistës së tij me gazetarin Basir Collaku, transmetuar sonte në Opinion tregon edhe kush janë kolegët që e shisnin te trafikantët e drogës dhe lidhja e kushërinjve të ministrit të Brendshëm Tahiri me trafikun e drogës duke përdorur makinën e ministrit. Ja edhe dëshmia e Zaganit.

Lidhur me informacionet që ju kishit për A.D, që sipas dosjes së prokurorisë Arben Dalipi, kush ka marrë dijeni zyrtare për këto informacione kur ju ishit në detyrë? Policia, prokuroria, SHKB, apo edhe autoritetet italiane?

Siç ta kam sqaruar edhe në intervistën e parë, informacionin e parë që kam hedhur në sistem dhe e kam përgatitur për këtë shtetas dhe grupin e strukturuar ku ai bën pjesë, sepse ka dhe emra të tjerë atje të cilët unë i kam përshkruar në informacion, kur kam dhënë numrat e telefonit jo vetëm për atë por edhe për shtetas të tjerë, e kam përcjellë për herë të parë me emailin e punës te drejtori i policisë Fier në atë kohë Ervin Hodaj.

Informacion me shkrim? Zyrtar?

Po, informacion me shkrim, zyrtar. Po kështu kam vepruar edhe herën e dytë, kur më është thënë se nuk po funksionojnë më ato numra telefoni për të njëtët subjektë, sepse ai nuk është vetëm, por përmendet ai sepse ai është koka. Ky është thjesht një trafikant i zoti në llojin e punës së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kishte marrë informacione për të, këto informacione të dërguara nga ju?

Nga sa jam vënë unë në dijeni, dhe nga sa më është konfirmuar pastaj edhe nga specialistë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zoti Ervin Hasrama, drejtori i qarkut të Fierit, z. Hodaj e ka dërguar informacionin lart, me firmën e tij, ashtu siç ia kërkova unë. Unë thjesht e përpilova dhe ia dërgova me email për të mos u parë që është hartuar nga unë, kisha parandjenjë dhe dija se ai kishte pozita të forta shumë në Tiranë dhe nuk e dija deri ku.

Po Krimet e Rënda a kishin marrë dijeni për këtë?

Nga drejtori im, informacionet kanë vajtur në drejtorinë e përgjigthshme dhe nga ktu jam vënë në dijeni nëpërmjet drejtorit se çështjen po e ndjek Ervin Hasrama, specialist në drejtorinë e përgjithshme, në sektorin e antidrogës. Me Ervinin njiheshim për shkak të detyrës dhe ma prezantoi edhe drejtori duke më thënë se do të ndjekësh informacionin për këtë çëstje nëpërmjet Hasramës. Dhe pasi kam dërguar edhe informacionin e dytë sepse u bë e madhe shitja e informacioneve, pasi herën e parë subjektit iu tha thjesht ndërro numrat se po të ndjek policia, ndërsa herën e dytë ka vajtur të burimi më tabulatet e mia në dorë dhe është prezantuar duke i thënë përse i jep informacione për mua Zaganit. Urdhëro i ka thënë ja ku janë tabulatet e telefonatave dhe mesazheve të tua dërguar atij dhe di se cfarë i ke thënë dhe se kam problem të paguaj edhe dy mijë euro të tjera e të të zhduk edhe ty me gjithë të.

Çfarë bëtë?

Kur ka ndodhur kjo unë kam kërkuar shpjegime të drejtori nëpërmjet shefit të sektorit, çfarë po bëhet, mos më kërkoni më informacion, po më shiten informacionet dhe për më tepër po më shiten tabulatet më shumë se informacionet. Në një takim që kam pasur me Ervin Hasramën kam kërkuar të di se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet pasi të kam dërguar dy herë informacion

Dhe çfarë ju tha?

Ai me ka thënë tekstualisht kështu. Zagan, e kam dërguar dy herë te Krimet e Rënda, dhe të dyja herët që e kam dërguar te Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimin, pasi e kam mbajtur siç e lejon ligji 15 ditë në procedim paraprak, për të parë dhe për tu bindur nëse ka apo nuk ka element tpër tu ndjek me process me metoda special, në të dyja herët që e kam dërguar nuk kam marrë përgjigje dhe nuk e marr vesh nëse ai ka njerëz të fortë në gjykatë, apo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por te Krimet e Rënda nuk duan ta ndjekin atë zotëri. Nuk di çfarë të të them, do bëjmë përpjekje ta mbajmë 15 ditore siç e kemi ne ligjin dh eta godasim ne vetë.

Po autoritetet italiane mund të kishin dijeni për aktivitetin e këtij subjekti?

Në rrugë zyrtare nga unë s’kanë pasur as nuk kanë për të pasur ndonjëherë asnjë lloj autoriteti i huaj informacion për aktivitetin kriminal të asnjë shtetasi brenda Shqipërisë, as kur isha në punë, as tani që nuk jam në punë. Por duke parë situatën, duke vlerësuar gjendjen kritike, në të cilën ndodhesha unë me këto, se dua të plotësoj dicka, përveç drejtorit unë vajta edhe te nëndrejtori që ishte shefi i linjës direkte të hetimit të krimit, nëndrejtori zoti Arben Janaqi.

Çfarë i thatë?

I vajta në zyrë dhe i thashë nëndrejtor çfarë po bëhet po më shiten informacionet. Nëndrejktori pasi më thirri në zyrë për një veprim të SHKB, se me to merrej jo me luftën kundër drogës dhe pasi më kishin vënë përgjues edhe te makina e punës e kudo tjetër më thirri në zyrë e më tha ..çfarë të thotë vëllai jot dhe ngriti supet. “Je nëndrejtori,- zotëri i them,- si më thua çfarë të të thotë vëllai, unë po të tregoj se më shiten informacionet, duhet të bëjmë diçka apo të punoj unë në kokë time dhe në një situatë të tillë dy duart për një kokë janë.

Dhe çfarë bëtë?

Dhe unë veprova disi në kokën timë qoftë dhe administrativisht jo fort korrrekt por asnjëherë e jashtëligjshme. Duke parë shitjen e informacioneve, mosveprimin e Krimeve të Rënda, me prokurorinë e Fierit nuk e kapja dot, ndonëse prokuroria pretendon se unë kam kryer veprime jashtë juridiksionit, shefat e mi kanë qenë në dijeni dhe më kanë aprovuar kryerjen e vepimeve, madje nuk kam shkuar asnjëherë me makinën time, por me makinën e shtetit dhe me karburantin e shtetit.

Po autoritetet italiane?

Autoritetet italiane nëpërmjet bisedave, siç kam shpjeguar më herët qe miku kolegu im Giuliani punonte këtu për shtetin shqiptar, nuk punoja unë për shtetin Italian, por punonte ai këtu për shtetin shqiptar. Vazhdimisht komunikoja me të në telefon, për mua Giuliani ka qenë dhe një shkollë profesionale. Në bisedat me të kam diskutuar edhe faktin se po më shiten informacionet dhe nuk dija si të bëja kisha ngelur mes katër rrugëve dhe i thashë jam bërë të lë punën nuk punohet më, pas ndërrimit të pushteteve janë fuqizuar disa kriminelë sa nuk po marr vesh se çfarë bëhet, nuk di kujt ti dërgoj informacionin, që jo vetëm ma shesin por nuk çaj dot përpara por po ngelem në vendnumëro. Keto kanë qenë biseda miqësore me një koleg të besueshëm. Dhe në diskutim e sipër si herë të tjera kur unë kisha nevojë për ta sqaruar ndonjë informacion, Giuliani më ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mund dihej nga pala italiane për këtë trafikant dhe i kam kërkuar ndihmë nësë mund ta quaj, që nëse unë arrij të marr informacionin që ai është në det me drogë, por që nuk po e kap dot, sepse nuk po më lënë, të të bie në qafë të ma arrestosh ti atje. E kam kërkuar unë se plasa, nuk duroja dot më. Dhe kjo është dijenia, ata interpretojnë bisedat e mia miqësore me kolegun dhe mikun tim Giuliani, sikur janë raportime policore. Në fund të fundit e shkruajnë dhe e deklarojnë diçka të tillë, por deri më sot që flasim edhe përse janë bërë disa séanca edhe përse kam kërkuar direkt edhe nëpërmjet avokatit këto prova që ata kanë për të më provuar këtë fakt, nuk më është paraqit asnjë provë. Vetëm fjalë, fjalë të stisura nga prokurori Anton Martini dhe nga SHKB-ja nga zoti Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla, dy sigurimsa mjeshtra për të bërë intriga

Përse janë të stisura sipas jush?

Sipas mendimit tim janë dy arsye. Se pari unë nuk jam përzier asnjëhere me politikë dhe më ka gjet belaja, hip se të vrava e zbrit se të vrava me të dyja palët. Në atë kohë më bënin socialist sot më bëjnë demokrat, thjesht origjina ime e Shkodrës, thonë është ushtar i Sali Berishës. Doli ministri në television dhe tha se se di nga është nga Shkodra, apo nga Tropoja. Nuk e di minsitri nga jam unë, e ka të vështirë të dijë dhe marrë vesh, ministri ka gjithë mundësinë, ka gjithë policinë në dispozicion e se di nga e ka origjinën një oficer???

Ndoshta e kane informuar gabim?

Nuk e kanë informuar aspak gabim, i pëlqen të më lidhë pak më politikën për të mbuluar të tjera gjëra. I pëlqen, i vjen për mbarë.

Përse është e stisur?

Eshte e stisur sepse unë me dashjen time, kam luftuar dhe kam bërë të pamundurën të godas trafikun e drogës, me sa fuqi kam pasur. Dhe ato që kam bërë me aq mundësi sa kam pasur, flasin faktet dhe inatet e trafikantëve. Madje po të dëgjosh me vëmendje për dikë që njeh profesionin, intevista e kushëririt të 17 ka implikuar më keq ministrin se sa mua, mjafton ta interpretosh ligjërisht. Por të kaloj tek ajo përse? Siç të kam thënë në hetimet e mia kam rastisur që kam verifikuar atë targë, AA003 GB,

Këtu buron motivi?

Motivi se duhet të zhdukesha patjetër nga policia

Dhe për këtë janë përdorur drejtuesit e SHB, sipas jush?

Për këtë është hedhur SHKB-ja në sulm kundër meje. Për këtë dhe për çfarë ka ndodhur më pas. Inati ka qenë i shpejtë. Që më ndërrimin e qeverive unë kam kërkuar për arsye familjare të transferohem afër familjes në Vlorë sepse vajtje ardhjet e përditshme në Fier nuk ishin të përshtatshme se përveç lodhjes fizike ishin edhe shpenzime sepse unë mbaja familjen me atë rrogë. Me atë rrogë mbaja familjen time prej pesë vetësh

Mos largohemi nga subjekti A.D aapo Arben Dalipi, a kishte informacione për të dhe të tjerë rreth tij të implikuar, si dhe punonjës policisë së vlorës, apo Krimeve të Rënda, të lidhur me këto subjekte të trafikut siç dalin edhe nga përgjimet e dosjes?

Qe ky subjekt në Vlorë ishte i garantuar flasin faktet, sepse ky subjekt, është nga ata persona, që ka vite e vite që punon i qetë në trafikun e drogës

E paskan lënë të gjitha qeveritë të punojnë këtë?

Ky punon i qetë. Përse punon i qetë. Nuk ka lidhje qeveria. Ai punon në drejtim të trafikut të paligjshëm të drogës dhe ky element kontingjent jeton si një zotëri i njohur në Vlorë, mjafton të pyesësh dhe te thonë filani që ka lek boll, filani që ka atë vilën luksoze…

Po a ka të dhëna në system për të?

Unë di që ka të dhënë të tjera përveç asaj që kam hedhur vetë. Unë jam provë e gjallë se në sistem kam hedhur informacion, tani janë apo janë pastruar nga sistemi, sistemin e ka në dorë ministria.

Kishte lidhje me subjekte të tjera kontingjenti dhe a kishte lidhje me punonjës policie të implikuar??

Po të them deri në momentin që kam arritur të verifikoj se më shiteshin informacionet, kasha frikën se është I lidhur,kasha të dhëna se ka mbështetje, por thjesht të shkojë me tabulatet e mia të numrit tim të policisë, çfarë tregon kjo se nuk është I lidhur me policinë apo me prokurorinë e krimeve të rënda…?? Sepse tabulatet e mia mund ti jepte, SHKB, Policia dhe prokuroria e krimeve të rënda, nuk mund ti jepte Vodafon Albania. Unë e dija që isha në përgjim, atëherë I janë dhënë nga dikush që I ka pasur në dorë, nga përgjimi që më bëhej mua, pra ai që më përgjonte mua shiste jo vetëm informacionet por ka dhënë edhe tabulatet e mia, pra nuk është kjo mbëstetje nga policia…??? Une nuk e kisha as mundësinë as mbështetjen logjistie që ta mësoja personin direkt, kush e bën këtë punë dhe ku e ka lidhjen ai. Dhe kur ndodhin këto fakte e unë kërkoj shpejgim si drejtorit që me ngre supet, si nëndrejtorit që me ngre supet, si dhe specialistit të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, zotit hasrama, shpjegime se po me shiten informacione dhe më thonë se është e kotë nuk çajmë dot me këtë subject atëherë nga vijën këo lidhje, ka apo ska mbështetje

Atëherë burimi shitjes së informacionit është lart/

Të lutem…unë nuk mund të vë pikën mbi I se ku, por këto janë faktë që kanë ndodhur.

Lidhjet e tjera me kontigjent të këtij subjekti?

Normal. Ky njihet si një nga skafistët më mjeshtra, si një nga skafistët më të egër me detin që nuke ka problem me hy edhe me 5 a 6 ballë në det, njihet si një nga ata që në kohën kur unë isha në vlorë dispononte një mjet shumë të fuqishëm gomone me tre motorra që e mbante në greqi dhe thjesht duke ndjekur hrje-daljet e tij në greqi e kam vërtetuar se kto informacione ishin më se të sakta

A transportonte lëndë narkotike me skaf në sasi të konsiderueshme?

Nuk bënte lëvizje të vogla ai. Në drejtim të itlaisë. Magazinohej, përgatitej malli, në vijën bregdetare që nga llogaraja deri në borsh ku kishin bazat, sepse ai nuk e kishte problem për të gjetur baza sepse ai investon, u jepte leket për punën që bën. Ai kur udhëtonte me mjetin e tij nuk është se udhëtonte me 1000 apo 1200 kile drogën e tij. Ai mund të kishte drogën e tij, 200 apo 300 kile, siç funksionojnë trafiku I drogës në Shqipëri dhe në Vlorë. Nuk funksionon që ti merr gomonen merr 1000 kile dhe I çon, nuk funksionon kështu. Eshte e organizuar, ti je skafisti ke gomonen, merr mallin për vetë çfarë ke opër të çuar vetë por përveç kësaj janë dhe pesë apo gjashtë trafikantë të tjerë që vënë pjesën e tyre dhe të paguajnë për transportin, kështu funksionon trafiku I drogës me gomone. Eshtendryshe trafiku I drogës me kamiona, që njëri blen kamionin e modifikon dhe bënë trafikun. Trafiku me gomone kështu ka qenë. Dhe me sa di unë nëbiseda me lidhjet e mia të vjetra, vazhdon akoma.

Vazhdon ende, ky subjekt?

Ky subject është I lirë, nuk eshte ndjekur asnjëherë, nuk I është nisur asnjëherë procedimi me gjithë gjithë këto të dhëna që ka pasur. Pastaj jo vetëm për drogën. Unë kam dhënë edhe të dhëna të tjera

Çfarë të dhënash të tjera?

Në shtëpinë e tij është mbajtur në dorë nga njërëz çanta me 20 kile kokainë, kokainë e pastër, e kisha informacion dhe unë e kam hedhur në system këtë informacion

E keni hedhur në ssitem?

Po pop o. madje nga informacioni që kam hedhur në system, ata të qendrës, Prokuroria për krime të Rënda, më akuzojnë se kam dashur të vë mjete special përgjimi, gps e mjete përgjimi në banesë dhe mjetin e tij, në kokën time që nuk është e vërtetë fare

I keni vendosur?

Eshtë e vërtetë që donim ti vinim me qendrën dhe nuk u arrit të vihej

Të dakortësuar?

Me qendrën. Më është dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë së Shtetit, specialist I operacionales, me mundësitë që kam pasur unë është filmuar banesa për të gjetur vendin ku do të vihen, nga operacionalja, jo nga unë me telekamera, që të vendoseshin mjetet e tjera t vëzhgimit dhe ato me atribuohen se I kam bërë unë

Dhe info ishte se ishin 20 kile kokainë në banesën e tij?

Po

Dhe këtë informacion e keni hedhur në system

Po

Çndodhi a pati reagim?

Absolutisht, reagimi ishte ky që zoti hasrama edhe pasi më dërgoi specialistin për të bërë filmimet dhe fiksimet ku mund të vendoseshin mjetet e e teknikës special për përgjimet e këtij për të zbuluar kokainën, u tërhoq nuk po më thoshte më asgjë. E pyes se çfarë bëhet,,nuk e fillojmë dot procedimin më thotë

Nga vinte kjo kokainë dhe ku shkonte?

Kjo kokainë…ky ka lidhje shumë të fuqishme në Tiranë. Vinte nga Tirana, ky investonte me lekë kesh. Në një informacion q ëkisha në atë kohë, për lekët

Çfarë informacioni?

Ky zotëri në banesën e tij zotëronte mbi 3 milionë euro kesh

Edhe këtë info e keni hedhur në system?

E kam hedhur edhe këtë informacion në system

Edhe pas këtij informacioni nuk pati asnjë reagim?

Jo vetëm që nuk pati reagim, pork am hedhur edhe tjetrën që ai në një vilë të madhe që ka diku mbi Ujin e ftohtë në Vlorë në mal, disponon edhe një bodrum plot me armë një arsenal armësh, edhe këtë informacion e kam hedhur në ssitem, edhe këtë e kam deklaruar tek eprorët e mi

Edhe këtë e keni hedhur në system

Po

Nuk pati reagim?

Po ta thashë pra. Të gjitha I kam hedhur në system. Dhe më ëstë thënë nga Ervin hasrama që nuk e procedojmë dot..kush nuk do e pyes,,ka mbrojtje të fortë më thotë…!!!

Ky kaloka dhe ministrin e km ???

E duhet pyetur Sajmir Tahiri për këtë

Keni hedhur gjithë këto informacione në system dhe veprimet kanë qenë…??

Zero…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY