Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maqedonia arrin marrëveshje politike, sërish diferencim për shqiptarët

06/11/2015
Maqedonia arrin marrëveshje politike, sërish diferencim për shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Maqedonia ia ka dalë të arrijë një marrëveshje politike përmes së cilës tejkalohet kriza dhe vendi shkon në zgjedhje me një qeveri më të besueshme se ajo e Gruevskit. Sipas marrëveshjes Kryeministri aktual duhet të largohet deri në fund të vitit. Dy partitë kryesore maqedonase do të kenë përkatësisht zëvëndësministra alternativë me të drejtë vetoje, gjë që e cila nuk ëhstë parashikuar për zëvëndësministrat e BDI-së.

Po ashtu janë arritur marrëveshje edhe për kabinetin e qeverisë. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski do të jetë numri një i Ministrisë së Brendshme deri në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, ndërsa ministri aktual Mitko Çavkov do të kryejë rolin e zv/ministrit plotësues me të drejtë vetoje. Zv/ministri do të ketë të drejtën e vetos që nga dita e emërimit, por vetëm me çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Në rast konflikti mes 2 funksionarëve nëse një çështje e caktuar ka lidhje me zgjedhjet ose jo, do të vendos Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ministri i ri do të ketë të drejtë për ndryshime personeli, por për secilin ndryshim do të ketë 2 emërime, një të propozuar nga ministri i LSDM-së dhe një zëvendës të propozuar nga zv/ministri i VMRO DPMNE-së. E drejta e vetos do të vlejë në çdo nivel në hierarkinë e organizimit në Ministrinë e Brendshme. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe në ministrinë për punë dhe politikë sociale, ku Frosina Remenski nga LSDM-ja do të jetë ministre e re, ndërsa Dime Spasov zëvendës i saj. LSDM-ja do të ketë zv/ministra edhe në Ministrinë e Financave – Kire Naumov, Aleksandar Kiracovski në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Ljupço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë.

BDI-ja ka kërkuar që edhe zv/ministrat e saj në këto ministri të kenë të drejtë vetoje, por nuk është arritur marrëveshje për këtë propozim. Është harmonizuar edhe i ashtuquajturi Ligji për ndalimin e bombave, që zyrtarisht do të titullohet Ligji për mbrojtjen e privatësisë. Ky ligj ndalon publikimin e materialeve të përgjuara që cenojnë jetën private dhe familjare të qytetarëve. Me jetë private dhe familjare, sipas Ligjit, nënkuptohen raportet personale dhe familjare, përkatësia fetare dhe etnike, përkatësia politike dhe statusi shëndetësor i qytetarëve. Për personin që i jep materialet e tilla në media ose opinion, parashikohet burg nga 1 deri në 5 vite, ndërsa për mediat vetëm gjoba në para. Alsa-m, droni.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.