Provat për disa trafikantë të drogës dhe vetë lënda narkotike janë djegur dy ditë më parë në laboratorin kriminalistik dhe përpjekja e policisë për të fshehur ngjarjen e për të mos bërë transparencë shton edhe më shumë dyshimet se akti ka qënë i qëllimshëm për të favorizuar bandat.
Kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se të dhënat tregojnë se nga zjarri janë zhdukur provat për 15 të arrestuar për trafik droge.
“Favorizimi i bandave të drogës është specialiteti i Saimir Tahirit, dhe pas shkrumbimit të këtyre dokumentave qëndron ministri i brendshëm.
Njësoj siç qëndron Saimir Tahiri pas habilajve dhe grupit më të rrezikshëm të drogës në Fier e në Vlorë, të cilët nuk i heton dot askush. Një denoncim me prova e me fakte i oficerit Zagani.
Siç qëndron Saimir Tahiri pas trafikantëve biznesmenë të drogës në Durrës, të ndaluar nga shërbimet partnere, para të cilëve shfajësohet duket u thënë se: “nuk e keni prej meje”. Biseda të dokumentuara nga partnerët.
Siç qëndron Saimir Tahiri pas çdo dekonspirimi që u bëhet aksioneve anti-drogë në vend.
Ai qëndron pas dy drejtorëve të Policisë në Korcë e në Gjirokastër, të kapur e të dokumentuar nga shërbimet partnere si të implikuar në trafikun e drogës.
Dhe Saimir Tahiri qëndron pas parcelave me hashash që kanë mbushur vendin e që ruhen me njerëz të armatosur.
Eshtë ironi therëse që Tahiri është zhvendosur këto ditë me zyrë pikërisht pranë laboratorit kriminalistik në Gardën e Republikës.
Dhe pikërisht tani ndodh dhe zjarri dhe dëmtimi i provave.
Prokuroria duhet të bëjë nje hetim të shpejtë dhe serioz për këtë krim”, deklaroi zyrtari i lartw i PD-sw, Enkeleid Alibeaj .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/