UPDATE/ Ndotje massive karburanti në bregun e Durrësit, era e naftës të...

UPDATE/ Ndotje massive karburanti në bregun e Durrësit, era e naftës të zë frymën

208
0
Shares

durres ndotja 1

durres ndotja 3

durres ndotja 4

Qytetarët që kanë zgjedhur Durrësin për fundjavë janë zhgënjyer shumë kur në orët e mëngjesit kanë parë të vijë drejt tyre një dallgë karburanti nga horizonti i detit. Bashkë me të dhe një erë e rëndë karburanti dhe squfuri ka ndotur ajrin.

Sipërfaqja e ndotjes është rreth 2 kilometra që nga Hekurudha fare pranë qytetit deri tek Iliria.

Sasia e karburantti është e madhe dhe nuk idhte se nga është shkaktuar e gjithë kjo derdhje. Dyshimet para janë se ndonjë anije ka derdhur karburantin në det dhe më pas uji dhe dallgët e kanë sjellë atë në drejtim të Durrësit.

Karburanti ndërkaq ka flluar të ndotë edhe rërën. Era e tij ndihet deri disa metra larg bregut.

Policia ka nisur hetimet me qëllim gjetjen e shkakut të derdhjes së karburantit.

“Policia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës kanë nisur hetimet. Menjëherë për këtë ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor. Ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim. Do te verifikohen të gjitha anijet në radën e Portit te Durrësit dhe çdo mjet lundrues qe ka lëvizur ne hapësiren detare te ndotur, përgjatë 24 orëve të fundit. Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat territoriale tona”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili ishte në zonën e ndotur tha se kjo situatë është nga më të rëndat.

“Situata është e rëndë. Ka një shkarkim të vajrave, të naftës në bregdetin e Durrësit. Një situatë nga më të rëndat. Agjencia Kombëtare e Mjedisit po merr kampionët ndotjes. Do vlerësojmë ndotjen fillimisht, më vonë mara e masave për të penalizuar ata që e kanë shkaktuar do të jetë shumë e shpejtë. Po punojmë për të evidentuar shkaktarët. Çdo mjet lundrues që ndodhet në territorin tonë do t’i referohet legjislacionit shqiptar. Për situatën e ndotjes do të ketë përgjegjës”, tha ministri Koka.

Dëshmitarët thonë se vetëm pak minuta para se “deti të nxihej” në këtë zonë ka kaluar një anije çisternë e cila eshte nisur drejt Porto Romanos. Sipas te dhenave, anija ka pasur vajra dhe produkte kimike.

Dy prokurore te Durresit jane përfshirë në hetime ndërsa Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi tha në një prononcim për report.tv se në terren janë marrë kampionët në vijën bregdetare për të përcaktuar më tej llojin dhe shkakun e ndotjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY